Mustafa: Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli kanë mbajtur anë në zgjedhjet e Podujevës

Aktuale

Mustafa: Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli kanë mbajtur anë në zgjedhjet e Podujevës

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:53
Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli ia kanë mbajt anën zgjedhjeve në Podujevë,

Mustafa ka theksuar se njerëzit që anojnë për subjekte të tjera politike nuk e kanë vendin në LDK.

“Për neve është e nevojshëm të sqarohet vota dhe përkrahja, është e nevojshme që në LDK njerëz që anojnë për subjekte të tjera politike nuk munden me qenë as anëtar të një partie politike”, ka thënë Mustafa fillimisht.

Ndërkaq, sa i përket  largimit të Osmanit nga LDK-ja, ai ka shtuar se Osmani e ka përjashtuar veten.

“Ata kanë përjashtuar veten s’do të merremi më me ta, si llogarisim fare sepse esenciale për një subjekt politik është përkrahja politike e kandidatëve të partisë së vet”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat