Vjen pyetja publike për Albin Kurtin: “I aderuari i ri tifoz i Erdoganit”

Aktuale

Vjen pyetja publike për Albin Kurtin: “I aderuari i ri tifoz i Erdoganit”

Nga: N. H Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 13:39
Mustafë Bajrami dhe Albin Kurti

Analisti politik Agon Maliqi e ka quajtur të aderuarin e ri në Lëvizjen Vetevëndosje, Mustafë Bajrami, si një tifoz i Erdoganit.

Tutje, ai shprehet se Bajrami në të kaluarën ishte deklaruar se Turqia mundet edhe pa NATO-n, dhe se mund të jetojë edhe duke mos qenë “shërbëtore” e perëndimit.

Maliqi me tej shkruan se do të ishte mirë të kuptohej nga Kurti se çka konkretisht përfaqëson sot Vetëvendosja e tij me këtë mish-mash.

Ja shkrimi i tij

Image
Analisti politik Agon Maliqi

Ky i aderuari i ri të cilit Kurti i bëri bujë, tifoz i Erdoganit, hiç më larg se sot paska shkruar se Turqia mundet edhe pa NATO-n, se mund të jetojë edhe duke mos qenë "shërbëtore" e perëndimit, dhe se Evropa dhe Amerika duhet të mbushen mend, sepse përndryshe do ta humbin partnerin e tyre strategjik në rajon. Nuk po kuptohet prej autorit nëse në ketë rast të humbjes së Turqisë do të duhej të humbej bashkë me të edhe Kosova, por kjo mund të nënkuptohet.

Kosova ka pak vende aleate të vërteta si Turqia, por duhet të dijë ta bëjë dallimin mes Turqisë dhe Erdoganit. Nuk ka problem nëse dikush shpreh qëndrime të tilla - jemi demokraci - por do të ishte mirë të kuptohej nga Kurti se çka konkretisht përfaqëson sot Vetëvendosja me këtë mish mash nacionalistësh, socialistësh, liberalësh, erdoganistësh, etj? Apo kjo gjë nuk ka rëndësi për sa kohë që gjithçka sintetizohet dhe i nënshtrohet kultit të liderit shpëtimtar?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat