Kimete Berisha i kundërpërgjigjet Valon Sylës: Sa herë më sheh, ia kujtoj ‘bombonjerat’ serbisht

Aktuale

Kimete Berisha i kundërpërgjigjet Valon Sylës: Sa herë më sheh, ia kujtoj ‘bombonjerat’ serbisht

Nga: P.R Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 18:01
Kimete Berisha

“Po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave (UÇG), me na çliru Republikën e Lirë të Kosovës. Brigada e Kuqe 134, Autobusi Karl Marx nga UjstBurgu. Brigada e Kuqe 112, Aeroplani FridrichEngels nga HajmBurgu... rrugës për në atdheun e kapur bërtitnin UÇG, VV... Vjollca.☝️?”. Kjo deklaratë e gazetarit Valon Syla, ka nxitur reagimin e opinionistes Kimete Berisha.

“Valoni nuk më ka lënduar, përkundrazi, më ka përkëdhelur me këtë 'kompliment', por për mua ky është paradoks, sepse unë kurrë nuk ha ëmbël“, ka shkruar ndër tjerash Berisha, përcjellë“Bota sot”.

Postimi i plotë:

Odi et Amo.

Valon Syla ka thënë se sa herë më sheh mua ia kujtoj 'bombonjerat' serbisht (se shqip dhe anglisht u thonë çokollata).

Ama Valoni e ka pasur fjalën për ato bjondinat me flokë të gjata në pakot e çokollatave.

Demek, ato vajzat seksi, të shtrira në barë, nga dalldia dhe nga lezeti.

Valoni nuk më ka lënduar, përkundrazi, më ka përkëdhelur me këtë 'kompliment', por për mua ky është paradoks, sepse unë kurrë nuk ha ëmbël.

Mua Valoni nuk më asocon në asgjë, përveç në hormone.

Druaj se e ndjen mungesën e tyre, sepse i zgurdullon sytë, gjithmonë bën si i habitur, sikur i dalin sytë jashtë vendi, nga mundimi, nga zemërimi, nga urrejta dhe nga nervoza.

Dhe ju siguroj, se:

Ai nuk ju urren juve me paramendim.

Ai thjesht ju urren sepse s'është i lumtur.

'Asnjë njeri i lig nuk është i lumtur'- Juvenalis.

P.S. Foto: Prishtinë, 12 Shkurt 2021

Jam mërdhi veç m'u duk e ëmbël për juve, edhe për Valon Sylën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat