LDK-ja zgjedh katër nënkryetarët e rinj, këta janë emrat

Aktuale

LDK-ja zgjedh katër nënkryetarët e rinj, këta janë emrat

Më: 20 mars 2021 Në ora: 07:39
Mbledhja e LDK-së

(E plotësuar 15:40) - Kjo është lista e plotë e Kryesisë së re të LDK-së

Është siguruar lista e plotë të strukturave të reja të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këta janë anëtarët e rinj të Kryesisë së re të LDK-së:

Kryetar: Lumir Abdixhiku

Nënkryetarë: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi

Sekretar: Imri Ahmeti

Anëtarë:

Kujtim Shala

Avdullah Hoti

Hykmete Bajrami

Arben Gashi

Armend Zemaj

Sibel Halimi

Doruntinë Maloku

Ekrem Hyseni

Ardian Shala

Xhafer Tahiri

Alban Zogaj

Vlora Dumoshi

Safet Kamberi

Brikenda Kryeziu

Fadil Krasniqi

Sokol Haliti

Teuta Sahatqija

Valon Murtezaj

Besian Mustafa

Lutfi Zharku

Muhamet Hamiti

Faton Bislimi

Rrezarta Krasniqi

Ilir Ferati

Besa Gaxherri

Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi

Forumit Rinor: Fidan Rekaliu

***

Këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar takimin e radhës duke miratuar me shumicë votash kryesinë e re dhe nënkryetarët e partisë.

Pas takimit i cili zgjati disa minuta, para mediave doli Imri Ahmeti, i cili tanimë është zgjedhur sekretar i LDK-së.

Ahmeti tha se Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, janë nënkryetarët e ri të LDK-së, derisa shtoi se nuk kanë diskutuar nëse do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente apo jo.

Ahmeti: Këshilli ka aprovuar propozimin e kryetarit

“Jo nuk kemi diskutuar për këtë temë. Këshilli ka aprovuar propozimin e kryetarit me shumicën e votave, vetëm tri vota kanë qenë kundër dhe një abstenim”, tha ai.

Ndërkohë, menjëherë ka nis mbledhja e kryesisë së re.

***

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka njoftuar se Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi janë katër nënkryetarët e rinj të LDK-së.

“Nënkryetarë janë: Anton Quni, Gazmend Muhaxheri Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi”, ka thënë ai.

Në ndërkohë Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar organizativ i kësaj partie.

Sot Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur edhe për emrat e Kryesisë së partisë.

Këta emra pritet që të bëhen publik sot gjatë ditës. 

***

Këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nisur takimin ku pritet të zgjedhet kryesia e re e partisë.

Në ktë takakim, kryetari i ri i LDK-,së Amir Abdixhiku do ta prezantojë platformën e tij.

Ndërkohë, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në ambientet e hotelit, ku për pak minuta pritet të fillojë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, për zgjedhjen e kryesisë së LDK’së.

Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga Anton Quni dhe Imri Ahmeti.

Në këtë mbledhje do të hartohet edhe platforma, në bazë të së cilës do të punojë Abdixhiku.

Ndryshe, LDK’ja ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të dielën e kaluar. Përmes votimit të fshehtë Abdixhiku kishte mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë.

Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës për debaklit të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit./

***

Për pak minuta pritet të fillojë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku do të zgjidhet kryesia e kësaj partie. Anëtarët që do të zgjedhin kryesisë e re kanë filluar të nënshkruhen.

Në këtë mbledhje do të hartohet edhe platforma, në bazë të së cilës do të punojë kryetari Lumir Abdixhiku.

Ndryshe, LDK’ja ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të dielën e kaluar. Përmes votimit të fshehtë Abdixhiku kishte mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë.

Image

Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës për debaklit të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo është agjenda e mbledhjes së sotme të LDK-së ku do të zgjidhet kryesia e re

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur kryesinë e re të partisë.

Pak ditë pasi u zgjodh kryetari i ri dhe publikuan emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, LDK-ja do të mblidhet në njërin prej hoteleve të kryeqytetit për ta zgjedhur kryesinë e re.

Përveç kryesisë, në takim do të shpaloset edhe platforma e kryetarit të ri të LDK-së.

Mbledhja nis në orën 14:00.

LDK sot zgjedh kryesinë e re të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë për herë të parë Këshillin e ri Drejtues.

Pikat e rendit të ditës do të jenë platforma e kryetarit të LDK-së dhe zgjedhja e kryesisë së re.

Mbledhja do të mbahet në Emerald Hotel në ora 14:00.

Kujtojmë se të dielën e kaluar Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së, ndërsa kundërkandidatë të tij ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat