Ish-këshlltari i Kurtit: Mësimbesimi në shkolla as nuk e ndal radikalizmin e as dhunën

Aktuale

Ish-këshlltari i Kurtit: Mësimbesimi në shkolla as nuk e ndal radikalizmin e as dhunën

Nga: N. H Më: 19 maj 2021 Në ora: 12:18
Driton Tali

Driton Tali, ish-këshilltar politik i Albin Kurtit, ka thënë se mësimbesimi në shkolla as nuk e ndal radikalizmin e as dhunën, qoftë shkruan ai edhe atë seksuale.

Tali përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se, edhe sa i përket radikalizmit fetar mësimbesimi nuk e ka zgjidhur atë problem për faktin se pati shumë qytetarë të Serbisë shqiptarë, boshnjakë, romë, madje edhe serbë xhihadistë në ISIS.

Ja shkrimi i tij:

Mësimbesimi në shkolla as nuk e ndal radikalizmin e as dhunën (qoftë edhe ate seksuale).

Ta marrim shembull Serbinë ku vijohet mësimbesimi.

Nëse i lexoni portalet serbe e shihni se dhuna (edhe ajo seksuale) është goxha e pranishme nëpër shkolla.

Edhe sa i përket radikalizmit fetar mësimbesimi nuk e ka zgjidhur atë problem për faktin se pati shumë qytetarë të Serbisë (shqiptarë, boshnjakë, romë madje edhe serbë) xhihadistë në ISIS.

Për mos t'i përmend vendet perëndimore ku vijimi i mësimbesimit është tradicional siç është bie fjala Austria, Gjermania, Britania etj ku ka edhe dhunë edhe radikalizëm fetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat