MZHR prezanton “Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2020-2030 dhe Planin e Veprimit”

Aktuale

MZHR prezanton “Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2020-2030 dhe Planin e Veprimit”

Më: 19 maj 2021 Në ora: 17:48
Pamje nga takimi

Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal në Veri ka organizuar sot në Mitrovicë punëtorinë lidhur me prezantimin e “Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030 dhe Planin e Veprimit”.

 Pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, Rreze Duli, drejtoreshë ekzekutive e ARZHV-së, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. 

Në fjalën e tij, kryetari Bahtiri theksoj se bashkëpunimi ndërmjet komunave të rajonit të Mitrovicës duhet të intensifikohet, në mënyrë që zhvillimi ekonomik i këtij rajoni të jetë më i suksesshëm duke potencuar edhe rolin e shoqërive civile të cilat duhet të japin kontributin e tyre në realizimin e projekteve atraktive, në krijimin e vendeve të lira pune, me theks të veçantë për qytetin e Mitrovicës, që është edhe qyteti më specifikë në Kosovë, andaj duhet që të ketë grande dhe projekte të cilat nxisin zhvillimin ekonomik rajonal.

 Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka përgëzuar punën e AZHRV-së, duke theksuar se jo strategji është një dokument i një rendësi të veçantë sepse pasqyron sfidat e zhvillimit rajonal të Kosovës në raport me vendet e rajonit. Ai më tutje ka shtuar se Ministria e Zhvillimit Rajonal mbështet punësimin dhe është e përkushtuar në nxitjen e zhvillimit ekonomik.

 Ndërsa, Arbnor Sadiku, udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane ka prezantuar edhe “Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2020-2030 dhe Planin e Veprimit”, duke theksuar se kjo strategji përcakton qëllimet dhe prioritetet afatgjata të politikës së zhvillimit rajonal dhe mundëson koordinimin e politikave tjera sektoriale për zhvillim socio - ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.

Ai më tutje ka shtuar se “Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020-2030”, përmban objektiva të përcaktuara qartë, parasheh realizimin e veprimeve dhe funksionimin e mekanizmave, që mundësojnë arritjen e këtyre prioriteteve strategjike të fushës së zhvillimit rajonal dhe koordinimin ndër-institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat