​Murra: Rritja e bashkëpunimit rajonal nuk mund të bëhet pa biznesin

Aktuale

​Murra: Rritja e bashkëpunimit rajonal nuk mund të bëhet pa biznesin

Më: 25 maj 2021 Në ora: 13:57
Gjergj Murra

Bashkëpunimi ekonomik mbetet një nga fushat më të rëndësishme për të realizuar ndërveprimin rajonal, një objektiv i cili ndikon drejtpërdrejti në forcimin e proceseve integruese rajonale. Kështu deklaroi Gjergj Murra, drejtor ekzekutiv i Western Balkan Fund.

Ai këtë e tha gjatë konferencës rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe partnerët e saj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës, financuar nga Western Balkan Fund.

Pasi përshëndeti forumin e sotëm dhe përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës me partnerët e saj për organizimin e kësaj konference rajonale, Murra u shpreh se rritja e bashkëpunimit rajonal nuk mund të kuptohet pa rolin e biznesit dhe se bashkëpunimi ekonomik ndikon edhe në përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve fqinje.

Murra: Rritja e bashkëpunimi rajonal nuk mund të kuptohet pa rolin e biznesit

“Bashkëpunimi ekonomik mbetet një nga fushat më të rëndësishme për të realizuar ndërveprimin rajonal, një objektiv i cili ndikon drejtpërdrejti në forcimin e proceseve integruese rajonale, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon, ndërveprimin dhe konjektivitetin në rajonin tonë. Rritja e bashkëpunimit rajonal nuk mund të kuptohet pa komponentin dhe rolin e biznesit, ky komponent mbetet thelbësor për përcaktimin e barrierave të së shkuarës dhe krijimin e kushteve për përmirësimin e jetesës së komuniteteve në rajonin tonë dhe rezultatet janë inkurajuese. Krijimi i zonës ekonomike të përbashkët në Ballkanin Perëndimor një nga objektivat kryesorë të procesit të Berlinit është tashmë një objektiv realist dhe rezultatet janë gjithmonë e më të prekshme”, deklaroi Murra në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Tirana.

Murra deklaroi se gjetjet e hulumtimit të prezantuara në këtë konferencë janë mundësi unike për të ndarë perceptimet dhe përvojat e bashkëpunimit ndërmjet odave dhe dhomave të tregtisë në rajon.

Po ashtu, drejtori ekzekutiv i Western Balkan Fund, tha se viti i kaluar ka qenë i vështirë por hapi edhe mundësi të reja për të qenë më fleksibil dhe kreativ në forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Murra: Ky takim është mundësi unike për të ndarë përvojat për forcimin e bashkëpunimit ekonomik

“Jam i bindur se ky takim si dhe gjetjet e hulumtimit të realizuar në kuadër të tij do të jenë një mundësi unike për të ndarë së bashku perceptimet dhe përvojat për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet odave dhe dhomave ekonomike në rajon dhe veçanërisht në kontekstin e diskutimit dhe pasojave dhe ndikimit të pandemisë në ekonominë rajonale dhe bashkëpunimin ndërmjet biznesit. Pa diskutim përvoja e vitit të kaluar ishte dhe mbetet tepër e vështirë. Por njëkohësisht gjykoj se ajo ishte edhe një mundësi reale për të mësuar për të reflektuar dhe intensifikuar mundësitë e reja për të qenë më fleksibël dhe kreativ në forcimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit strategjik në rajon”, deklaroi ai.

Në fund, Murra u shpreh se takime të tilla si ky i sotmi janë mundësi për të ndihmuar biznesin dhe të gjitha organizatat e tjera për të hapur horizonte të reja bashkëpunimi në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat