Lista Serbe u ankuan para Palmerit, vjen përgjigjja nga ish-këshilltari i Albin Kurtit

Aktuale

Lista Serbe u ankuan para Palmerit, vjen përgjigjja nga ish-këshilltari i Albin Kurtit

Nga: N. H Më: 31 maj 2021 Në ora: 23:15
Albin Kurti

Përfaqësuesit e Listës Serbe Goran Rakiq, Dalibor Jevtiq dhe Igor Simiq kanë pritur të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, të hënën ku i kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë theksuar sipas tyre se ka nevojë për respektimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar ish-këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë se ky komunitet është më i privilegjuar në botë dhe se ankohen se nuk kanë të drejta.

Ja shkrimi i tij:

Image
Driton Tali

Shih ti, janë komuniteti (pakicë) më i privilegjuar në botë dhe ankohen se nuk kanë të drejta.

Kurse bosi tyre, Vuçiqi, thotë “dok sam ja predsednik neće biti priznanja Kosova” (derisa unë jam president nuk do të ketë njohje të Kosovës).

Hajde të negociojmë. Si êshtë ajo thënja: foli Zejnës foli stenës.

Nuk të njeh dhe as s'do të njeh por lyp kompromise?!!!

E ne i kemi do analista (shumë të mençUm) të cilët ka kohe që Qeverinë e Kosovës e këshillojnë që t'ia plotësojnë Serbisë dëshirat “se ajo ka humb territor”. Duhet edhe Serbia diçka me fitu s'mundet veç Kosova m'i fitu krejtat e ajo hiç kurgjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat