Kosova dhe Shqipëria do të luftojnë bashkë krimin, korrupsionin e terrorizmin

Aktuale

Kosova dhe Shqipëria do të luftojnë bashkë krimin, korrupsionin e terrorizmin

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 06:01
Arkiv

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, do të nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale.

Ceremonia e nënshkrimit të këtij memorandumi do të mbahet sot në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së.

Duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. 

Ngjarja do të mbahet në ora 10:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat