“Jeni të mbaruar”/ Halil Geci me një porosi për Fatmir Limajn

Aktuale

“Jeni të mbaruar”/ Halil Geci me një porosi për Fatmir Limajn

Nga: N.Sh Më: 9 qershor 2021 Në ora: 15:16
Halil Geci dhe Fatmir Limaj

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci përmes një postimi në Facebook, ka reaguar kundër kryetarit të Nismas Socialdemokrate Fatmir Limajt.

Ishte Limaj para disa ditë që tha Kosova është në rrezik nëse bien në dorën e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

E kjo deklaratë e tij, ka bërë që Geci të reagon, ku thotë se Limaj është i shqetësuar.

Sipas tij, qëllimi i Limajt është që Kosovën ta kthejnë në dorën e tyre.

E me këtë sipas Gecit, do të lulëzonin gjepat e komandant Çelikut dhe shokëve të tij.

Postimi i plotë:

Fatmir Limaj i shqetësuar tej mase

Kujdes thotë Fatmiri mos e leni Kosovën në dorën e Vjosës dhe të Albinit

Para do dite kur isha i bllokuar nga administrata e fb, e lexova shqetësimin e Limajt dhe mu dhimbsej ngase stresi që e kishte kapluar Limajn nga frika që Kosova ka mbetur në dorën e Vjosës dhe te Albinit është rrezik i depresionit!

Fatmir Limaj sa i dhimbshëm që është nuk di kujt i drejtohet por e ka një porosi, që ta ruajnë Kosovën nga Vjosa dhe Albini sa i kujdesshëm që është.

Sigurisht qëllimi i tij është i mirë që Kosovën ta ktheni në dorën e fatit të mirë, dmth të Fatmirit, nuk e ka keq fati i mirë, ngase po ta kthenin edhe një here Kosovën në dorën e fatit të mirë Kosova do të “lulëzonte” do të lulëzonin gjepat e komandant çelikut, dhe jaranëve të tij, qëllimin e ka te mirë, se me ardhjen e Vjosës dhe te Albinit pemët i kanë shkulur frutat, ju shkulen rrënjët homologimit, ju shkulen rrënjët, tenderëve dhe tenderomanve ju  prish yryshi, çeliku i Trepçës u kthye në llaster të thjesht.

Me ardhjen e Vjosës dhe të Albinit, ka ndryshuar gjithçka, nuk do të zbulohen urdhërdhënësit e vrasjeve politike as vrastaret dhe hajnat!

Me kthimin e Fatmirit i kthehet fati i Kosovës, kthehet Hemologimi kthehen tenderët, “zbulohen vrasjet politike” lulëzojnë pemët, kthehet behari, kthehen doganieret në aksion, kthehet Agjensia e privatizimit, lulëzon biznesi me shkije, kthehet bratsfo-jedintsvo, na lavdëron Rusia, gëzohet Serbia.

Te vetmen zgjedhje për t’ju kthyer fati-i mirë Kosovës e shoh  që  Fatmiri dhe jaranët e tij, ti  nxjerrin Kallashat minahedhësat dhe ta nisin luftën me Albinin, pse jo të luftojnë me këtë Popull që me referendum te pa shpallur ja dha votën Albinit dhe Vjosës, pra vetëm të bashkuar me  një dëshirë,  me një qellim ta fitoni betejën për shpëtim ngase vet Albini dhe Vjosa ua kanë bërë bythen tym.

Nëse mua më dëgjoni orgonizonu në luftë me popullin dhe kundër tij o sot o kurrë, Vendlindja thërret, për ndryshe jeni të mbaruar.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat