LDK-ja zyrtarizon kandidaturat, këta janë 8 kandidatët për kryetarë të komunave

Aktuale

LDK-ja zyrtarizon kandidaturat, këta janë 8 kandidatët për kryetarë të komunave

Nga: Bota sot Më: 9 qershor 2021 Në ora: 17:52
Lumir Abdixhiku

(E plotësuar 21:20) - Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturat për zgjedhjet lokale në disa prej komunave. Të gjithë kryetarët aktualë të komunave që udhëhiqen nga LDK do të rikandidohen përsëri në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se kanë zgjedhur kandidatë që potencialisht kanë gjasa për të fituar.

Ndërsa arsyetoi mos kandidimin e Agim Veliut, duke thënë se nuk kishte vullnet për të garuar.

Ai tha se me kandidatin e ri Ekrem Hysenin do ta rikthejnë Podujevën.

Abdixhiku: Veliu nuk ka shprehur ambiciet për të qenë kandidat për kryetar të Komunës

“Ne kemi zgjedhur kandidatët që kanë gjasa më të larta dhe zoti Veliu nuk ka shprehur ambiciet për të qenë kandidat për kryetar të Komunës. Kemi zgjedhur dr. Ekrem Hysenin i cili do ta rikthejë Podujevën sa më parë. Po ashtu kryetarë të tjerë të komunave do të shpallen e zyrtarizohen në ditët dhe javët në vijim. Do të jetë një proces gjithëpërfshirës, pozitiv për LDK-në dhe për qytetarët tanë, siç e shihni po sjellim risi në kandidatura për interes të qytetarëve tanë dhe rikthimin e LDK-së”, tha ai.

Abdixhiku u shpreh optimist se në zgjedhjet e tetorit LDK do të rihthehet duke fituar në shumicën e komunave.

“Pritshmëritë janë të larta. Do të jemi fitues në shumicën e komunave. Kemi organizim të jashtëzakonshëm nëpër degët tona. Kemi frymë të rikthimit të madh të LDK-së, jemi jashtëzakonsisht optimist. Kemi nis me kohë shumë më herët, kemi më tepër se 4 muaj kohë për përgatitje dhe rezultati do të jetë padyshim”, tha ai.

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të organizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.

Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së.

Këta janë kandidatët e zyrtarizuar:

- Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

***

Sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së LDK-së e udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku.

Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave:

Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama;

Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni;

Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri;

Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala;

Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti;

Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha;

Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti;

Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri;

Përvec zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të orgnizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.

Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së.

***

Kryetari aktual i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka konfirmuar se do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në krye të këtij qyteti.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se shpreson në fitore në zgjedhjet lokale, të cilat zhvillohen në vjeshtën e këtij viti.

Këtë deklarim Muhaxheri e bëri në dalje nga mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Aty u diskutua për kandidatët e kësaj partie në zgjedhjet lokale.

***

Lidhja demokratike e Kosovës ka nominuar shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj pas mbledhjes tha se përveç nominimit të kandidatëve në këtë mbledhje u diskutuan edhe çështje të tjera, si organizimi nëpër degë, përgatitja për asamble etje.

Zemaj: U nominuan shumica e kryetarëve aktualë

“Ishte një numër i të nominuarëve që morën edhe përkrahjen e kryesisë. Shumica e kryetarëve aktualë u nominuan për të rikandiduar. Organizimin nëpër degë, përgatitja për asamble. Përgatitja e forumit të gruas, forumit të rinisë. Raportuan grupet e punës”, tha ai.

Image

***

Ka filluar mbledhja e kryesisë së LDK-së.

Fillojnë të mblidhen anëtarët e kryesisë së LDK-së

Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë filluar të mblidhën në selinë kryesore.

Aty do të mbahet mbledhja e kryesisë së këtij subjekti.

Ndër të tjera në këtë takim do të diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe caktimin e kandidatëve për kryetar të komunave.

Pas mbledhjes do të zyrtarizohet kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës.

LDK do të tentoj që të rikthej Podujevën me kandidatin Ekrem Hyseni

LDK mbledhë kryesinë

Kryesia e Lidhjës Demokratike të Kosovës, do të mblidhet në ora 18:00.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi nuk ka treguar se çka do të diskutohet në këtë mbledhje, duke sugjeruar që për ketë çështje të kontakohet Zyra për Informim e këtij subjekti.

Kurse, merr vesh se në këtë takim do të diskutohet për kandidatët që pritet të kandidojnë në Zgjedhjet Lokale, që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat