​Hoxhaj: Dialogu i ri është një foto e Albinit me Vuçiqin javën e ardhshme

Aktuale

​Hoxhaj: Dialogu i ri është një foto e Albinit me Vuçiqin javën e ardhshme

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:25
Enver Hoxhaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me

Serbinë tha se Qeveria Kurti e ka shumë të gabuar qasjen në dialog pasi që javën e ardhshme kryeministri Kurti po shkon në Bruksel pa platformë, pa strategji dhe pa parime.

Hoxhaj tha se ka pritur që në këtë seancë të flitet për një platformë me të cilën kryeministri do të shkojë në dialog.

Hoxhaj: Qasje në dialog e qeverisë e gabuar

“E keni shumë gabim qasjen në dialog sepse po shkoni javën e ardhshme pa platformë në dialog, pa koncept, pa strategji dhe pa parime. Po shkoni në dialog duke i shkelur zotimet e juaja që nuk do tw shkoni pa kërkuar familje Serbia, pa u gjetur (i zhdukuri) i fundit nuk do shkoni në dialog, pa i paguar Serbia dëmet luftës, janë krejt platforma e juaj në 10 vitet e fundit. Keni thënë që nuk do tw shkoni në dialog pa i anuluar marrëveshjet, silli në Kuvend anuloi marrëveshjet, votat i ke, silli në Kuvend anuloi marrëveshjet. Në 2017 keni thënë se do e dërgoni në Komision të Venecias Asociacionin atëherë i thoshit ‘Zajednicë’ tash po i thoni Asociacionit, dërgojeni. Kur do e dërgoni? Ju e keni ndërtuar karrierën politike duke na thënë neve në këtë sallë ‘tradhtar’ e duke hedh gaz lotsjellës”, tha ai.

Lidhur me deklarimin e kryeministrit Kurti se tashmë po nis një dialog i ri, Hoxhaj tha se ky dialog është vetëm një foto në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.

Ai tha se qeveria aktuale e ka nisur dialogun duke iu nënshtruar Serbisë.

Hoxhaj: Dialogu i ri është vetëm një foto në mes të Kurti dhe Vuçiqit

“Sot nuk e tha por po e thotë në rastet e tjera se ka dialog të ri, nëse ka dialog të ri ju duhet ta dini deputet të nderuar se kur ka dialog të ri ky duhet ta sjell komplet një platformë të re në Kuvend me qëllime të reja, me ndërmjetës të ri, me afate të reja kohore dhe me rezultate. Nëse ka dialog të ri sille platformën në Kuvend mos bë hajgare, mos u tall me këtë temë. Dialogu i ri është një foto e Albinit me Vuçiqin javën e ardhshme, dialogu i ri është ajo që keni parë dje në kampusin e Universitetit të Prishtinës dhënia e statusit special për Kishën Ortodokse, për këtë temë do të duhej të diskutonim ne sot. Ju po shkoni në dialog jo për njohje të ndërsjellë, por po shkoni në dialog që t’i normalizoni raportet me Serbinë. Ne po presim prej jush që të tregoni a do kemi njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë, a do na njohin pesë vendet e BE-së, a do na anëtarësohemi në OKB a do anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare dhe NATO. Dialogun e keni nisur gabim dhe duke iu nënshtruar Serbisë mblidhe veten, mendoje mirë, në këtë Kuvend në jetën politike ke bërë filma që 15 vite tash ata skenarët që ke parë në kokën tënde”, tha ai.

Enver Hoxhaj tutje ka thënë se dialogu nga pala kosovare nuk është fare i përgatitur në aspektin politik dhe as në atë diplomatik.

Hoxhaj: Dialogu nuk është i përgatitur politikisht fare

“Dialogu nuk është i përgatitur politikisht fare, sot kur e dëgjova kryeministrin duhet ta dinë qytetarët se dialogu nuk është i përgatitur në rrafshin diplomatik, ky do të duhej të na tregonte se sa letra i ka dërguar në cilat kryeqendra para se të shkojë javën e ardhshme në Bruksel, këtë punë e kemi bërë çdo herë. Sot kur e dëgjova dialogun kuptova që jemi të papërgatitur (në mënyrë) përmbajtjesore. Çka kemi marr dje nuk është asgjë veç se janë raportet vjetore të Edita Tahirit dhe atë raport e keni plagjiaturë dhe e kisha thirrur Rron Gjinovcin ta shikojë atë sistemin e tij sesa paragrafë i dalin plagjiaturë“, tha ai.

Seancën e sotme madje u.d i kryetarit të PDK-së e ka quajtur si një seminar veror ku kafja shërbehet pa para dhe uji pa gaz.

Hoxhaj: Mirë se erdhët në këtë seminar veror me kafe pa para e ujë pa gaz

“Shumë të nderuar pjesëmarrës të kësaj shkolle verore, mirë se keni ardhur në këtë seminar, e kemi sjell një strateg gjeopolitik zotërinë Kurti, dhe besoj që keni pasur një prezantim të shkëlqyeshëm ujin e keni pa gazë e kafet i keni pa para. Mirë se keni ardhur në këtë seminar. Unë e dëgjova me shumë vëmendje fjalën e zotëri Kurti dhe ka menduar që një kryeministër që ka marr 50 për qind të votave që ka marr mandatin dhe besimin e plotë do sillej këtu me rezon shtetëror dhe në përputhje me atë do bisedonin për dialogun. Duhet t’i themi mënyra se si ka folur sot për dialogun kësaj i thonë sharlatanizëm, papërgjegjësi, sjellje joserioze, dhe jodinjitoze sinqerisht cinik dhe fraza hipokrite”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat