Debati për dialogun, deputetët shkojnë në pauzë

Aktuale

Debati për dialogun, deputetët shkojnë në pauzë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:23
Kuvendi i Kosovës

Pas debatit rreth katër orësh për dialogun Kosovë-Serbi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:30.

Të zgjedhurit e popullit pritet të vazhdojnë raundin e dytë të diskutimeve për dialogun dhe ecurinë e deritanishme të tij.

Ky debat është thirrur me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai të martën e javës së ardhshme do të ketë takimin e parë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të rifillimit të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat