“Ju dushmanët e Albinit”, këshilltari i Glauk Konjufcës: Ja kë nuk po e përfill Kurti

Aktuale

“Ju dushmanët e Albinit”, këshilltari i Glauk Konjufcës: Ja kë nuk po e përfill Kurti

Nga: N.Sh. Më: 2 korrik 2021 Në ora: 10:45
Albin Kurti

Këshilltari për çështje ekonomike i kryetari të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, Driton Tali, përmes një postimi në facebook, ka folur për ‘dushmanët e Albinit’.

Tali thotë se këta ‘dushmanë’ duhet me ia pranu sjelljen dinjitoze që ka Kurti ndaj hegjemonëve serbë.

Sipas tij, krejt establishmenti politik në Serbi po merret me Kurtin, derisa ai fare nuk po merret me ta, madje thotë nuk po i përfillë.

Postimi i plotë:

Ju dushmanat e Albinit të paktën duheni me ja pranu sjelljen dinjitoze (dhe mospërfillëse) që ka Albini ndaj hegjemonëve  serbë.

Qe sa e sa i tërë establishmenti politik aktual i Beogradit (pra jo vetëm Vuçiqi e Daçiqi) po merret me Albinin 24/7, e Albini fare s'po merret me ta - ama hiç nuk po i përfill!

I kuptoj ata që janë mësu me pa "Perëndimin nëpërmes Beligradit" (siç pati thënë një analist i joni shumë i mençUm)  por disa tjerë, të cilëve dikur ju rrehte zemra mbarë, nuk jam ka i kuptoj prej ka gjithë këtë inati dhe xhelozi?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat