Kusari-Lila: Dialogu ka hyrë në kontekst rajonal

Aktuale

Kusari-Lila: Dialogu ka hyrë në kontekst rajonal

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:08
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, foli në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe për takimin që do ta mbajë kryeministri Albin Kurti dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuciq, më 19 korrik.

Kusari-Lila derisa tha se kryeministri Kurti po insiston që Kosova të paraqitet si shtet në dialog, ajo shtoi se dialogu ka hyrë në kontekst rajonal.

“Konteksti kohor i vitit 2011 kur është vendosur reciprociteti ka qenë krejt diçka tjetër, ishte fillim i asaj që quhej bisedime teknike…Kur Serbia ishte blloku në pozicionin e vetë se nuk e njohim Kosovën, atëherë e kemi kuptuar se vetëm duhet ta kthejmë me të njëjtën masë por sot nuk është e bllokuar totalisht, sot ka lëvizje ka problem por që këto problem synohet të zgjedhën në një format ë tashmë ka hyrë në kontekstin rajonal. Konteksti rajonal tash nuk është vetëm Kosova dhe Serbia por tash është edhe zgjerimi i procesit të Berlinit. Tash synohet diçka tjetër sepse nuk jemi vetëm dy palë por ka hyrë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në trajtim të diskutimit për lëvizjen e lirë të mallrave”, tha Kusari-Lila.

Ndër të tjera ajo tha se Kurti ka ndryshuar për shkak se kanë ndryshuar kohët.

“Natyrisht që kryeministri Kurti ka pasur edhe më herët qëndrim krejtësisht tjetër në lidhje me marrëveshjet që janë nënshkruar por gjithashtu në ndërkohë ne kemi pasur edhe një proces që ka marr forma dhe trajta të ndryshme…Kurti ka ndryshuar sepse kanë ndryshuar kohët”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat