Driton Tali reagon prapë për Deçanin: Shihni sa të poshtër i kemi zagarët e “hyçmetit të vjetër”

Aktuale

Driton Tali reagon prapë për Deçanin: Shihni sa të poshtër i kemi zagarët e “hyçmetit të vjetër”

Nga: M.L. Më: 15 korrik 2021 Në ora: 09:32
Driton Tali

Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar edhe njëherë sa i përket çështjes së helmimit të qytetarëve në Deçan.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka publikuar një lajm ku një mërgimtar deklaron se gruaja e tij ka shfaqur simptoma të helmimit, ndonëse nuk ka konsumuar ujë nga ujësjellësi.

Për më tepër ai ka thënë se deklarata e tij e mëparshme për këtë cështje është nxjerr nga konteksti.

“Qentë lehin karavani ec! Po e shoh që do zagarë të "regjimit të vjetër" ishin munduar të më linçojnë nëpër "pordhtalet" e tyre e besa edhe një biçim analiste (shumë e "mençme") në një biçim TV debati, duke e nxjerrë nga konteksti statusin tim lidhur me "helmimet në Deçan". Ja edhe njëherë miq po e postoj atë status dhe gjykone vet, bazuar në këto informatat e sotshme dhe të djeshme, se a kam pasur të drejtë unë dhe shifni sa të poshtër i kemi zagarët e "hyçmetit të vjetër"”, ka shkruar Tali.

Tali u ka bërë thirrje qytetarëve të Deçanit që të mos merren me cështjen se cili politikan e udhëheqës i ka vizituar, por të hulumtojnë se përse është helmuar vetëm një grup i caktuar i qytetarëve.

“Deçanas, mos humbisni kohë me "pse ky apo ai udhëheqës nuk e vizitoi qytetin", thuajse ata janë mesie (të dërguarit e Zotit), që si ta vizitojnë Deçanin problemi vetvetiu zgjidhet! Por këqyrni, hulumtoni se si u bë që veç një grup i caktuar qytetarëve të helmohet e jo e tërë komuna e cila e përdorë po të njëjtin ujë?!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat