Gërvalla ngushëllon për viktimat në Tetovë: Kosova e gatshme të ndihmojë

Aktuale

Gërvalla ngushëllon për viktimat në Tetovë: Kosova e gatshme të ndihmojë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 11:57
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka shprehur ngushëllime për viktimat e ngjarjes tragjike të djegies së spitalit në Tetovë.

Ajo tha se Kosova është e gatshme të japë ndihmën e saj.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për zjarrin në spitalin e Tetovës. Lutjet tona sot janë me popullin e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht me familjet e viktimave. Gjithashtu i kam shprehur ngushëllimet e mia më të thella kolegut tim, Bujar Osmani. Kosova është krah Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Deri më tani janë 14 viktima, sipas të dhënave të zyrtarëve maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat