Ngjarjet në veri/ Këshilltari i Glauk Konjufcës: S’ka luftë, sepse s’ka kush me kë të luftojë

Aktuale

Ngjarjet në veri/ Këshilltari i Glauk Konjufcës: S’ka luftë, sepse s’ka kush me kë të luftojë

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:21
Policia e Kosovës

Këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali ka reaguar pas ngjarjeve që po ndodhin në veriun e Kosovës, ku Kosova ka vendosur reciprocitet me Serbinë dhe në këtë mënyrë nuk po lejon veturat me tabela serbe të futën në Kosovë.

Pas këtij vendimi të Qeverisë, Serbia po kërcënon Kosovën.

Ndërsa, Tali shkruan në Facebook se nuk ka luftë pasi që nuk ka kush me kë të luftojë.

Sipas tij, Serbia nuk është e gatshme për luftë, derisa i quan kërcënimet e tyre dokrra.

Ai shkruan se Kosova sot nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën e viteve të 90-ta, pasi që është krejtësisht një Kosovë tjetër.

Postimi i plotë:

S'ka luftë sepse s'ka kush me kë të luftojë.

Hiqe propagandën dhe blofin që e përdorë Serbia, ajo realisht nuk është e gatshme edhe për një luftë të re. Kërcënimet që i dëgjuam këto dy ditët e fundit janë dokrra.

Edhe sikur KFOR-i të mos ishte prezent Serbia ende është rraskapitur prej luftërave të kaluara.

Shtoja kësaj edhe faktin se Kosova e sotit s'ka të bëjë asgjë me Kosovën e 90've. Është krejtësisht një Kosovë tjetër me një infrastrukturë luftarake shumë më të sofistikuar se 90've. Pastaj edhe faktin që në rast nevoje kemi mundësinë për të blerë armatim nga shtetet e ndryshme që na kanë njohur deri tashti.

Por megjithatë, e kemi një Kosovë krejtësisht të pa interesuar për luftë.

Pra kemi një Serbi të lodhur dhe të pa zonjën për luftë dhe një Kosovë aspak të interesuar për luftë.

E atëherë si do të ketë luftë - kush me kë  të luftojë?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat