Raportet Kosovë-Serbi/ Kërkohet reciprocitet i plotë dhe të zhbëhen disa marrëveshje me Serbinë

Aktuale

Raportet Kosovë-Serbi/ Kërkohet reciprocitet i plotë dhe të zhbëhen disa marrëveshje me Serbinë

Nga: N.Sh Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:58
Policia

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, po kërkon nga Qeveria e Kosovës, që të gjitha marrëveshjet që nuk janë zbatuar deri më tash me Serbinë, duhet të zhbëhen.

Burjani këto marrëveshje i quan koti.

Madje ai, thotë se, nëse për 20 vite nuk janë zbatuar nuk ka nevojë për marrëveshje të tilla.

Burjani kërkon që Qeveria të vendos reciprocitet në të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash që vetëm Kosova i ka zbatuar, por jo edhe shteti serb.

Marrëveshjet Kosovë-Serbi që nuk janë zbatuar deri më tash duhet të zhbëhen, sepse janë marrëveshje koti.

Nëse për 10 vite asnjëherë nuk janë zbatuar atëherë s’ka nevojë për marrëveshje të tilla, pra Qeveria e Kosovës duhet të vendos reciprocitet në të gjitha marrëveshjet që deri më tash vetëm Kosova i ka zbatuar, por jo edhe Serbia”, shkruan Burjani në facebook, transmeton gazeta "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat