Rektorët: Ligjëratat fillojnë më 15 tetor

Aktuale

Rektorët: Ligjëratat fillojnë më 15 tetor

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 21:27
Ilustrim

Do të fillojnë me prezencë fizike, por jo më 1 tetor si tradicionalisht.

Kështu, ligjëratat dhe viti akademik sivjet zhvendosen më 15 tetor.

Kështu në fakt, ka rekomanduar konferenca e rektorëve, të cilët thonë se këtë dyndje në planifikimet e arsimit të lartë e ka shkaktuar vendimi I qeverisë I datës 12.09.2021, sipas të cilit u pezulluan të gjitha aktivitetet mësimore.

Musaj që është rektor i Universitetit të Mitrovicës thotë se tashmë me senatin ka marrë vendim për shtyrje të ligjëratave me 15 tetor, ndërkaq edhe universitetet tjera pritet këto ditë të nxjerrin vendime.

Të gjithë studentët që do të hyjnë në ligjërata dhe për punë tjera brenda universiteteve duhet që të paraqesin dëshminë e imunizimit kundër COVID-19  apo testet anti-COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat