Çun Lajçi përmend spiunët: Hera e parë po i them Kurtit, me gjithë zemër që...

Aktuale

Çun Lajçi përmend spiunët: Hera e parë po i them Kurtit, me gjithë zemër që...

Nga: P.R Më: 13 tetor 2021 Në ora: 19:12
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në mbarë vendin, ku qëllimi i operacionit policor ishte parandalimi dhe luftimi kontrabandës në disa rajone të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veriu dhe Zveqan).

Por njësitet policore kanë hasur në rezistencë në veri të vendit, ku sipas Policisë, grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

E për aksionin e sotëm dhe situatën e krijuar në veri, ka reaguar edhe aktori Çun Lajçi.

“Hera e parë po i them Kurtit, me gjithë zemër, t’lumtë për luftën ndaj krimit, hajnisë e korrupcionit! Por, çka me iu ba spiunëve, që po iu tregojnë për akcionin nji natë përpara, e shqiptarë e serbë po dalin n’Rashkë!”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

T’lumtë polici

Jam vjetrua e po prekëm leht nga njerëzit që si besojnë ma as vetvetës!

Jo nga Borela e Bernabiqa e piçka materina, po nga njerëzit e mi!

Edhe me fjetë me gruen u dashka me i tregua filan trashamanit a asht prej lezeti apo për fushatën zgjedhore?

Na krymbi korrupcioni, hajnia e kriminaliteti, e kur shteti merr hapa për kapjen e tyne, del firauni e thotë: Duhet me na kallxua Kurti, pse duel përtej Ibri me ba filma? A ishte për fushatë apo e pati për kriminelë?

Por ky filani nuk tha pse u kapën kriminelët n’Pejë, Prishtinë e Mitrovicën e jugut, po pse në Zveçan?

Mirë e kishte nji serb para luftës që thoshte: Ju shqiptarët jeni për vajtim. Si thoni puna e mbarë tjetrit, po mundoheni me ia gjetë behanet, hala pa e ndërtua shtëpinë!

Hera e parë po i them Kurtit, me gjithë zemër, t’lumtë për luftën ndaj krimit, hajnisë e korrupcionit!

Por, çka me iu ba spiunëve, që po iu tregojnë për akcionin nji natë përpara, e shqiptarë e serbë po dalin n’Rashkë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat