​Kurti e Haskuka në mbështetje të zejtarëve prizrenas

Aktuale

​Kurti e Haskuka në mbështetje të zejtarëve prizrenas

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 19:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, i shoqëruar nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Mytaher Haskuka ofroi mbështetje nga niveli qendror dhe lokal për këto biznese.

Duke uruar për pjesëmarrje sa më të madhe dhe gjithëpërfshirëse në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Kurti tha se prodhimtaria e zejtarëve në Prizren është promotori i turizmit në Prizren.

Kurti: Këtë vit rritja ekonomike kalon 10% të bruto produktit vendor

“Me qeverisjen qendrore dhe atë komunale besoj që do të mund të ndërtojmë ura të bashkëpunimit e sidomos të mbështetjes, të cilat nuk kanë ekzistuar më herët. Tash kur po rritet ekonomia për shkak të qeverisjes demokratike dhe stabilitetit institucional, ne duhet të qeverisim me demokraci institucionet, duhet të jenë stabile dhe qartazi në këtë vit rritja ekonomike po i kalon 10% të bruto produktit vendor, janë rritur eksportet mbi 60%, mbi 30% janë rritur të hyrat buxhetore dhe mbi 30% janë rritur qarkullimi ekonomik. Kjo na bënë optimistë që do të mund t’i mbështesim artistët e bizneset më shumë, por edhe për qytetarët që janë konsumatorët tuaj dhe janë njerëzit dhe mund ta fuqizojmë shëndetësinë e sidomos arsimin që do ta përhapte e ngrite cilësinë e punëve”, tha Kurti.

Nga Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit kërkuan të dinë arsyen e rritjes së çmimit të produkteve konsumuese në kohë pandemie. Lidhur me këtë, Kurti tha se ka ndikuar edhe kriza energjetike por edhe aspekte tjera tregtare pasi Kosova më shumë importon sesa eksporton.

Kurti: Kosova importon shumë, ne jemi shumë të varur nga jashtë

“Po besoj qe në njërën anë ka të bëjë me energjinë në anën tjetër ka të bëjë me faktin që Kosova si një vend që importon shumë është tepër e brishtë karshi fluktuimeve në tregjet e jashtme. Pra, nëse ne do të kishim deficitin më të ulët tregtar apo suficit, por që do të kishim qëndrueshmëri më të madhe karshi fluturimeve të çmimeve, ne jemi shumë të varur nga jashtë. Pak çka ndodh jashtë, reflekton te ne menjëherë”, u shpreh Kurti.

Ndërsa, kryetari aktual i komunës së Prizrenit, dhe pretendenti për të udhëhequr edhe për katër vjet Mytaher Haskuka ofroi mbështetje për zejtarët e këtij qyteti.

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti sot në shumë aktivitete e ka shoqëruar kandidatin për kryetar Mytaher Haskuka. Ata bashkërisht vizituan edhe Teqenë e Halvetive Sarachane dhe zyrat e Bashkësinë Islame të Kosovës në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat