Haskuka fton mërgimtarët të vijnë në balotazh

Aktuale

Haskuka fton mërgimtarët të vijnë në balotazh

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 11:37
Haskuka

Kryetari i Prizrenit dhe kandidat sërish, Mytaher Haskuka ka falendëruar diasporën për mbështetjen në zgjedhje.

“Mbështetja dhe përkrahja e diasporës, nuk ka munguar as këtë radhë. Ju falënderoj përzemërsisht.

E di se edhe në nëntor nuk do ta kurseni mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ndërkaq të gjithë juve, që nuk keni arritur të regjistroheni për të votuar me postë, ju ftoj që të vini dhe të bëheni pjesë e ditës vendimtare për katër vitet e ardhshme të komunës suaj!”, ka shkruar Haskuka në një postim në Facebook.

Në balotazh ai do të përballet me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj, dhe ka një epërsi në vota nga raundi i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat