I tha se babë e babagjysh i kishte jugosllavë, Valon Syla ka një mesazh për Driton Talin

Aktuale

I tha se babë e babagjysh i kishte jugosllavë, Valon Syla ka një mesazh për Driton Talin

Nga: M.L. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 23:59
Driton Tali, Valon Syla

Gjatë së martës pati një debat në distancë ndërmjet Driton Talit, këshilltar i kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca, dhe gazetarit Valon Syla.

Syla e quajti Talin ‘gërrnaç’ të Londërs, duke akuzuar se atje ka fshi “Metro” e këtu në Kosovë po flet për gjeopolitikë.

E kësaj akuze të Sylës i ka reaguar Tali i cili duke ironizuar duke thënë se Syla ‘nuk është’ si baba e babgjyshët e tij komunist jugosllav, por ‘nacionalist dhe mbrojtësi’ i madh i UÇK-së.

Ndaj kësaj deklarate reagoi sonte Syla duke i thënë Talit se do të shihen në gjyq.

Driton Tali, shihemi në gjyq babikë. Të kallxoj tash e tutje se të kam trajtu si i sëmurë edhe gjynah. Merri hapat edhe qetësohu. Fshije naj tunell në Kosovë, mundësisht te kurrizi, se nuk ki as kurriz, as dije as send, se boll ke fshi bërrllog të anglezve nëpër tuenlla të Metros në Londër. Glauku të ktheu në zyre, por besoj se edhe atij edhe Vetëvendosjes marre ju vjen kah të fol ti”, shkroi Syla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat