Edita Tahiri akuzon me emra: Këta zyrtarë ndërkombëtarë deshën ndryshimin e kufijve, Merkel ua varrosi idenë

Aktuale

Edita Tahiri akuzon me emra: Këta zyrtarë ndërkombëtarë deshën ndryshimin e kufijve, Merkel ua varrosi idenë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 17:20
Edita Tahiri

Disa ditë më parë, ish-kryenegociatorja e Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri doli me një deklaratë bombastike kur kërkoi që Aleksander Soros, djali i George Soros të shpallej person "non-grata" nga Kosova.

Zonja Tahiri ishte e ftuar sot në emisionin "Zona Zero" për të shpjeguar se pse kishte mbajtur një qëndrim të tillë.

"Ndërhyrja e djalit të Sorosit në çështje të rrezikshme për shkëmbim të territoreve në Kosovë, ai ka qenë në krye të përpjekjeve për ndryshim kufijsh dhe është e faktuar. Kur e pashe në takimin me Albin Kurtin ma mori mendja që Soros po vazhdon lojën e babait të tij, e kur e pashë këtë foto në Samitin e Beogradit që rrinin gatitu para tij mendoj se ai ka kërkuar ndryshimin e Kosovës", tha Tahiri.

Ajo akuzoi se ka pasur disa politikanë që kanë kërkuar ndryshimin e kufijve duke përfshirë kancelarin austriak Sebastian Kurtz, ish-kryediplomatin e BE-së, Federica Mogherini apo Petriç një nga negociatarët. Tahiri theksoi se tashmë ato janë larguar nga skena politike, ndërsa akuzoi se Rama ka pasur takime me disa prej tyre në zonën e Dhërmiut në vilat qeveritare.

"Aty i mposhtëm ne ato, pra ishte Merkel që e varrosi këtë ide. Po të isha unë në qeveri në rreth të gjitha që unë i kam në evidencë i shpall non-grata, por e kisha filluar nga djali i Soros", tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat