Çun Lajçi, Albin Kurtit: Qe pse s’na kanë thirr në Washington Albush, po t’i thonë për çdo ditë me telefon....

Aktuale

Çun Lajçi, Albin Kurtit: Qe pse s’na kanë thirr në Washington Albush, po t’i thonë për çdo ditë me telefon....

Nga: P.R Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:39
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Kosova nuk është ftuar nga SHBA në takimin e lartë për demokraci më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin janë ftuar mbi 100 shtete të botës.

E kjo nxiti reagime të shumta në opinionin publik në Kosovë, e sidomos tek opozita e cila fajtore e bëri qeverinë Kurti për mos ftesën e Kosovës në këtë takim.

I fundit që ka reaguar lidhur me këtë, është edhe aktori i njohur, Çun Lajçi.

“Që për çka s’i kan thirrë. S’keni çka lypni çdo muej n’Vashington. A s’ishe n’ket muej i kishin thanë Vjosës?! Punoni pak, se na merr malli ma shumë për juve kur t’vini herën tjetër! Unë mbas tri vitësh isha, e vallahi veç që s’me mbajshin para duersh prej mallit! Që, pse s’na kan thirrë? Se s’kan çka me na thanë, se po ti thonë për çdo ditë me telefon Albush, e me i ripërseritë fjalët se kan adet si ne shqiptarët!”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi, pëecjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Albush!

Deshta m’ua shnoshë zemrën, do t’mençunve, për ftesa e fshesa! N’mëngjes deshta, se q’atherë bahen punët e mira, (n’shtrat e n’mal), por harrova çka deshta me thanë e mbasdite po duhet me kqyrë vegshin mos po ma djegë pasulin!

S’na ka thirrë miku i madh, po thonë do analista, e po zgërdhihen. Jo pse janë ba merak, por po presin mos helbete po çartën zotnitë ndër veti e po përmbytësh ti Albush!Atëherë ec e duroje piskamën e gazetarëve tue rreh ujë n’havan!

Jo, s’asht punë prishje po forcim miqësishë, m’tha njeni që natën e ban ditë! E kan marrë vesh amerikanët se kanë lulëzue do Kazino n’Karaçevë (të këtyne peshqëve t’mëdhej pa hala), e rryma e vjedhune n’Zveçan, po paguhet me thes eurosh t’gjelbërta!

Po thonë kan bi këpurdhat e kontrabandistëve n’veri e nuk kan dashtë m’ua marrë kohën e veprimit, këtyne krenve t’shtetit!

Mandej kishin thanë këta pusat e TV-ve që po qesin fall me lugë, s’kan çka me “analizu” ma, mbasi zgjedhjet po kryhen e populli po e don fëlterën n’zjarm e jo peshkun n’det, (demek ky far Rama le t’rrin n’Londër, se po don me ba Prishtinën det) e kishin thanë t’iu gjejmë punë edhe ndonji ditë tue shkretnua keshe po dimë diçka për mos ftesën e ‘ perandorisë’!

Që për çka s’i kan thirrë. S’keni çka lypni çdo muej n’Vashington. A s’ishe n’ket muej i kishin thanë Vjosës?!

Punoni pak, se na merr malli ma shumë për juve kur t’vini herën tjetër!

Unë mbas tri vitësh isha, e vallahi veç që s’me mbajshin para duersh prej mallit!

Që, pse s’na kan thirrë? Se s’kan çka me na thanë, se po ti thonë për çdo ditë me telefon Albush, e me i ripërseritë fjalët se kan adet si ne shqiptarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat