Këshilltari i Konjufcës thotë se partitë politike u bashkuan kundër Vitisë në Prishtinë, ka një pyetje për LDK-në

Aktuale

Këshilltari i Konjufcës thotë se partitë politike u bashkuan kundër Vitisë në Prishtinë, ka një pyetje për LDK-në

Nga: M.H. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:01
Arben Vitia

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, Driton Tali, përmes një postimi në Facebok ka parashtruar një pyetje në lidhje me ndarjen e drejtorive në komunën e Prishtinës nga LDK.

Ai thotë se më së shumti i takojnë PDK-së pasi më së shumti e ka ndihmuar LDK-në, në këtë drejtim, përcjell “Bota sot”.

E në fund Tali bënë llogarinë e votave që kishte Rama dhe fitoi tani duke bashkangjitur një pyetje, se çfarë skandali i doli Arbenië në ndërkohë?

Postimi i plotë

Qysh do t'i ndajë LDK drejtoratet, në komunën e Prishtinës, me PDK'ën, AAK'ën, Nisma'n, AKR'ën dhe PSD'ën?

Me kqyrë drejtësinë më së shumti drejtorate duhet m'i dhanë PDK'ës sepse ka kontribu ma shumë se partitë tjera.

Pastaj ish dostave të Arbenit që jonë dalë në PSD, e kështu me radhë.

PS: sa për freskim të memories: me 17 tetor z. Rama i pati mbi 10.5 mijë vota ma pak se Arbeni. Si u bo mas ma pak se një muaj m'i dal përpara?!!! Çfarë skandali i doli Arbenit në ndërkohë ?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat