​Gërvalla ngushëllon Osmanin për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Aktuale

​Gërvalla ngushëllon Osmanin për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të saj nga Maqedonia Veriore Bujar Osmani, për humbjen e jetëve të dhjetëra qytetarëve në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Bullgari.

“Me trishtim të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik në Bullgari, ku në mëngjesin e sotëm humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut. Dua gjithashtu të theksoj gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pran dhe për të ndihmuar në çdo gjë që është e nevojshme për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm. Sot të gjithë ne bashkëndiejmë me ju dhe lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë”, thuhet në telegram.

Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën me një autobus që udhëtonte nga Stambolli për në Shkup. Shumica e viktimave janë shqiptarë.

Aksidenti konsiderohet si më i rëndi që ka ndodhur në 10 vjetët e fundit në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat