Haradinaj: Genta e Ledioni u prehshin në paqe, drejtësia të vendoset sa më shpejt!

Aktuale

Haradinaj: Genta e Ledioni u prehshin në paqe, drejtësia të vendoset sa më shpejt!

Nga: M.L. Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:45
Foto nga ceremonia e varimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj publikoi një fotografi nga ceremonia e vrrimit të Ledion Hamzaj e Genta Mustafaj, që u vranë në sulmin ndodhi të premtën ndaj një autobusi me udhëtarë në Gllogjan.

Haradinaj në Facebook shkroi se drejtësia për këtë rast duhet të vendoset sa më shpejt.

Postimi i plotë:

Sot në lamtumirën e fundit për të dashurit tonë, pranë familjeve Mustafaj e Hamzaj.

Po ashtu, ngushëllojmë edhe familjen Gjoka, për të birin e tyre Ganiun.

Dhembja është e përbashkët e drejtësia të vendoset sa më shpejt. Siguri duhet të ketë për secilin qytetar të vendit, që asnjëherë të mos përsëriten ngjarje të tilla.

Faleminderit secilit për pjesëmarrje. Genta e Ledioni u prehshin në paqe!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat