Task Forca për Mbrojtjen e Pyjeve miratoi Planin e Veprimit për parandalimin e prerjeve ilegale

Aktuale

Task Forca për Mbrojtjen e Pyjeve miratoi Planin e Veprimit për parandalimin e prerjeve ilegale

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:22
Faton Peci

Task Forca për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë ka aprovuar sot Planin e Veprimit për Parandalimin e Prerjeve Ilegale të Pyjeve në gjithë territorin e vendit tonë.

Ministri i Bujqësisë Faton Peci e vlerësoi miratimin e Planit të Veprimit për Parandalimin e Prerjeve Ilegale të Pyjeve, si një proces të rëndësishëm përmes të cilit përcaktohen veprimet dhe masat nga institucionet shtetërore të përfshira në Task Forcën për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve.

“Çështja e pyjeve dhe mjedisit është duke u trajtuar me prioritet në kuadër të programit të Ministrisë dhe në kuadër të kësaj tashmë politikat e duhura zhvillimore për sektorin e pylltarisë i kemi adresuar qartë në ligje, në plane dhe strategji adekuate, përmes të cilave do të mundësojmë zhvillimin dhe implementimin e politikave të favorshme për sektorin e pylltarisë në vitet e ardhshme”, tha ministri Peci.

Ndryshe, aprovimit të Planit të Veprimit i kanë paraprirë edhe me dokumente tjera strategjike për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të pylltarisë, sikurse plotësim-ndryshimin e Ligjit për Pyje, Strategjinë për Sektorin e Pylltarisë 2021-2030, dhe Strategjia për Komunikim në Pylltari.

Task-Forca për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë, u formua me vendim qeveritar në korrik të këtij viti me iniciativë të ministrit Faton Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat