​Nagavci: Do të zhvillojnë politikat arsimore në funksion të avancimit të të drejtave universale

Aktuale

​Nagavci: Do të zhvillojnë politikat arsimore në funksion të avancimit të të drejtave universale

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 21:21
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se do të vazhdojnë të zhvillojnë politikat arsimore në funksion të avancimit të të drejtave universale.

Nagavci ka shkruar në Facebook se sot kur po shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Kosova ka një sistem të edukimit që promovon të drejtat e njeriut përmes fushës kurrikulare “Shoqëria dhe mjedisi”, por edhe përmes mësimit të çështjeve ndërkurrikulare, siç është edukimi për qytetari demokratike, edukimi për paqe, e të tjera.

“E drejta për arsim, është e drejtë themelore e çdo individi, e reflektuar edhe në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948. Bazuar në këtë, Kosova ofron arsim falas, madje së fundmi edhe në nivelin e arsimit të lartë. Të drejtat e njeriut dhe arsimimi e edukimi janë të lidhura ngushtë.

Prandaj, ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politikat arsimore në funksion të avancimit të të drejtave universale. Të gjithë së bashku mund të sigurojmë një jetë më të mirë për secilin në Kosovë dhe në botë, duke u kujdesur që të eliminojmë çdo formë të diskriminimit”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat