Muhaxhiri: Nëse rriten presionet, vendi ka gjasa të shkojë në zgjedhje të reja

Aktuale

Muhaxhiri: Nëse rriten presionet, vendi ka gjasa të shkojë në zgjedhje të reja

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 18:52
Artan Muhaxhiri

Analisti politik Artan Muhaxhiri, deklaron se tashmë në Kosovë është bërë traditë që asnjë qeveri të mos e përfundojë mandatin e plotë.

Ai thotë se kjo mund të ndodhë edhe me Qeverinë “Kurti 2”.

Sipas tij, për këtë ka një arsye.

Kryeministri Kurti ka deklaruar shpesh se nuk do ta bëj Asociacionin dhe as nuk do të marrë pjesë në ‘Ballkanin e Hapur’, po ashtu edhe nuk do ta vazhdojë dialogun me Serbinë nëse kërkesa e Serbisë është që të realizohet Asociacioni, kështu që për shkak të presioneve të mëdha që mund t’i vijnë nga aleatët ndërkombëtar kjo do ta cenoj edhe stabilitetin qeverisës dhe do të ketë probleme shumë të mëdha që ta çoj mandatin deri në fund”, ka thënë Muhaxhiri.

Ai thotë se nëse rriten presionet e brendshme e po ashtu edhe ato të jashtme gjasat reale që vendi të shkojë në zgjedhje në vitin e ardhshëm janë të mëdha.

“Nëse rriten presionet e brendshme dhe të jashtme sepse këto në rast të tilla bëhet një kombinim i presioneve të brendshme dhe të jashtme, pra nëse ka presione të mëdha edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ana e jashtme, por edhe nga opozita dhe nga strukturat tjera shoqërore në Kosovë nga Brenda atëherë qeveria Kurti ka gjasa që të mos jetë në pushtet, por ka gjasa edhe të shkojmë në zgjedhje të reja më mirë të themi”, është shprehur analisti Muhaxhiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat