“Krejt fajet për rrymë i ka Hashimi! Për inat t’Albinit! Isa profesori, prej sh’pisë po e miraton!”/ Mungesa e rrymës në sytë e Melihate Tërmkollit

Aktuale

“Krejt fajet për rrymë i ka Hashimi! Për inat t’Albinit! Isa profesori, prej sh’pisë po e miraton!”/ Mungesa e rrymës në sytë e Melihate Tërmkollit

Nga: M.L. Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 21:21
Melihate Tërmkolli

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka komentuar situatën me mungesë të energjisë elektrike në vend.

Në një postimnë Facebook, Tërmkolli ka ironizuar me politikanët të cilët aktualisht po japin deklarata rreth problemit me rrymë.

Mes tjerash ajo ka thënë se kryeministri Kurti aktualisht është edhe opozitë edhe qeveri.

Postimi i plotë:

Krejt fajet për rrymë i ka Hashimi!

E paska marrë edhe “sustën” e rrymës me vete!

Kur po don po na e bën dritë, kur po don, po na bën terr!

Veç po e prekë “sustën”!

Për inat t’Albinit!

Isa, profesori, prej sh’pisë po e miraton!

Ky, Kryeministri, a është mirë a çka po thotë?!

Edhe fitues, edhe opozitë! I ka marrë të dyja rolet! Qysh ta “lypë” puna!

Aty ku drita “flen” në nëntokë, mbi tokë t’mbulon terri!

Zot, ndriçoje këtë vend, (edhe pemën e Krishtlindjes!) dhe jepi “bariut” më shumë mend, sa s’i kanë humbë krejt “dhentë”!

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat