Lajmi i Fundit: Miratohet në Bundesrat, Gjermania i njeh patentë shoferët e Kosovës

Aktuale

Lajmi i Fundit: Miratohet në Bundesrat, Gjermania i njeh patentë shoferët e Kosovës

Nga: P.R Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:42
Seanca e Bundesratit

(E plotësuar 14:11) - Gazetari Bahri Cani, përmes një video-mesazhi në Facebook, ka shpjeguar vendimin e sotëm për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania.

Ai tha se në Gjermani mund të konvertohen pa kurrfarë verifikimi të gjithë patentë shoferët të cilët janë lëshuar në Kosovë prej 1 mars 2018 e më vonë, ndërsa ato të Shqipërisë, prej datës 24 janar të vitit 2017 e më vonë.

“Ata që kërkojnë verifikimin e patentave më të vjetra, nëse përgjigja është pozitive mund të bëhet verifikimi, kjo varet edhe nga shpejtësia e punës në Kosovë dhe Shqipëri. Patentat janë njohur dhe vendimi pritet të hyjë në fuqi së shpejti e më pas fillon procedura e konvertimit të patentave”.

Mes tjerash, ai theksoi se kush ka shkuar pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë dhe të bëjë patentë e më pas të kërkojë njohjen apo konvertimin.

“Kjo është e ndaluar. Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen”, tha ai, ndërsa sqaroi se kush aplikon me patenta më të vjetra I nënshtrohet një verifikimi individual që mund të marrë shumë kohë

Ndiqni videon e plotë sqaruese më poshtë:

**

Gjermania edhe zyrtarisht ka njohur patentë shoferët e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i medias gjermane, Bahri Cani.

“Poooooooooooo njihen patentat. Se shpejti vjen video me shpjegime!!!!!”, ka shkruar Bahri Cani, përcjellë “Bota sot”.

E menjëherë pas kësaj, lajmin e ka bërë të ditur edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin.

“Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,  Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës”, shkruan në njoftimin e saj Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin.

Kurse ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, ka thënë se Kosovës nuk i ka munguar asnjë votë në Bundesrat, dhe kjo dëshmon miqësinë ndërmjet dy vendeve.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani. 🇽🇰🤝🇩🇪 Me Ministrin e Transportit të landit Baden-Württemberg, z. Winfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar ambasadori Ajeti, përcjellë “Bota sot”.

Poashtu për njohjen e patentë shoferëve ka njoftuar edhe politikani shqiptar në Gjermani, Besnik Kelmendi.

“URIME Lajmi i mirë. Çështja e ngërçit të patentave për shoferat e 🇦🇱🇽🇰🇩🇪 tashme me plotë gojën mund të konsiderohet njëhere e përgjithmonë historie kaluar. Pasi siç j'ua kam bëre me dije edhe ma heret sot u votua Pro - njohjës së patentave për 🇦🇱🇽🇰🇩🇪.  Ndaj përfitojë nga rasti të falendërojë autoritet përkatëse të dy vendeve 🇦🇱🇽🇰 për bashkëpunimin e tyre korrekte në këtë çështje e në veçanti dëshirojë të falendërojë të gjithë miqtë e mi të CDU-së, të cilët nga viti 2018 kemi bashkëpunuar së bashku për ta arritur këtë ditë të madhe për bashkëkombasit tanë.  Gjithashtu dhe në fund por jo nga rëndësia dëshiroj të falenderoje të gjithë partitë e të tjera të cilët bashkuan votat Pro kësaj çështje me rëndësi të veçantë për ne”, ka shkruar Kelmendi, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se sipas draftit të dorëzuar në fund të dhjetorit në Këshillin Federal, qeveria gjermane kishte propozuar njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që I përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Fillon seanca e Bundesratit, pritet të vendoset për miratimin e patentë shoferëve të Kosovës

Ka nisur seanca e Bundesratit, ku sot do të vendoset edhe për njohjen e patentave të shoferëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Punimet e Bundestratit po i përcjell nga afër edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat