Këto figura antishqiptare të Serbisë u dekoruan nga Enver Hoxha, Driton Tali ka një pyetje për shtetin shqiptar

Aktuale

Këto figura antishqiptare të Serbisë u dekoruan nga Enver Hoxha, Driton Tali ka një pyetje për shtetin shqiptar

Nga: M.L. Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 18:56
Driton Tali

Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka paraqitur pyetje për shtetin shqiptar rreth dekoratave që ua kishte dhënë diktatori Enver Hoxha disa personaliteteve serbe.

Kjo ngjarje kishte ndodhur më 5 shtator të vitit 1945, ndërsa mes të dekoruarëve ishin Rankoviçi, Mugosha, Tempo etj.

Veprimtaria e tyre ishte antishqiptare, andaj Tali ka pyetur shtetin shqiptar se kur do t`ua tërheq këto dekorata.

“Këto dekoratat, me të cilat Enver Hoxha i dekoroi Aleksandër Rankoviçin, Dushan Mugoshën, Svetozar Vukmanoviç Tempon dhe disa tjerë, me 5 shtator të vitit 1945, Republika e Shqipërisë kur do t'ua heq për shkak të veprimtarisë se tyre antishqiptare?!”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat