Krerët institucionalë diskutojnë për rëndësinë e mërgatës në zhvillimin e vendit

Aktuale

Krerët institucionalë diskutojnë për rëndësinë e mërgatës në zhvillimin e vendit

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 20:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Krerët institucionalë të vendit janë mbledhur sonte dhe kanë diskutuar për rëndësinë e mërgatës së Kosovës.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, vlerëson se diplomacia kosovare dhe diaspora janë të pandashme.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, deputetë të kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues së zyrës së presidencës, si dhe akterë të shoqërisë civile u mblodhëm në një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar mbi rëndësinë e mërgatës tonë në zhvillimin e vendit”.

“Diplomacia dhe diaspora janë të pandashme prandaj zhvillimi i një dialogu të qëndrueshëm me qytetarët tanë jashtë vendit si dhe finalizimi i strategjisë bashkë me projektligjin janë prioritet në planin tonë të punës”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat