Çun Lajçi i reagon Sami Lushtakut: Deri dje t’thoshin, ti je tuc, ti je qyqan, Albin thirri komandantat se...

Aktuale

Çun Lajçi i reagon Sami Lushtakut: Deri dje t’thoshin, ti je tuc, ti je qyqan, Albin thirri komandantat se...

Nga: P.R Më: 10 mars 2022 Në ora: 20:41
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Shkrimtari dhe artisti nga Kosova, Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj Sami Lushtakut, i cili së fundi tha se ka pritur që kryeministri Kurti t’i ftojë në takim pas situatës së krijuar pas luftës në Ukrainë.

“Aman i them, thirri komandantat se iu ka mbetë hatri, që s’po i pyet për luftën. Deri dje t’thoshin, ti je tuc! Ti je qyqan! Ti po tutësh! Tash po m’duket se ajo tutë u ka hi atyne n’palcë e po thonë, s’po na thërret Albini, me mësua çka me ba!”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Albin Kryeministri!

Iu lajmërojmë se i dashuri ynë kaloi n'përjetësi!

Varrimi bahet me datën...Dhe s'lexoj ma.

Paska vdekë ai që u thërmua tanë jetën, e kurgja n’dritë nuk qiti!

Them, kështu do t’thonë edhe për mua. Veç pak ma shkurt: Iku ai qeni që lehte pa e pa ujkun as arushën!

E mbylli kaptinën e ditës me ikje, vaje e dhimbje. Me vdekje! Heshtak bahem në nji qoshe të Viennës e eci, pa e ditë se kah m’çon rrugë e pa njoftun! Të nji shtatore e bardhë ndalem.

Shkruen Mozart!

Aha! E njoh. N’hamam e njeh!

Jo de s’e njoh, por veprat ia kam ndëgjua! Baj foto, dhe mbasi vërtetohem se jam vetëm e pyes:

Me morte filloi jeta, apo me lindje,maestro, se dita me gëdhiu me lajme mortore: iku filani. Filani na la përgjithëmonë, i them Mozartit, dhe mundohem me ia knua kangën e dashnisë, për Rrushën, Hilën, Dilën. Pa tela, pa çifteli, pa fyell, mundohem me knua, e Mozarti i hapë duert, dirigjon e zogjët cicërojnë n’gishtat e hapun!

Eci rrugëve vieneze e flas me Albinin.

N’hamam flet. Po rrenë. Ai nuk t’njeh!

E njoh. Njiherë e kam përshendetë!

E sheh se me njeh? Luej guxhas me vetvetën!

I them, vështirë e ke me na bindë për shtrejtimet e bukës, naftit, rrymës! Këtu nuk qenka shtrejtua, po qenka shtrengua rrypi deri n’zorrën e trashë! 5:50 nji kafe! 15 nji picë! Mos me pyet për të tjerat!

Aman i them, thirri komandantat se iu ka mbetë hatri, që s’po i pyet për luftën.

Deri dje t’thoshin, ti je tuc! Ti je qyqan! Ti po tutësh! Tash po m’duket se ajo tutë u ka hi atyne n’palcë e po thonë, s’po na thërret Albini, me mësua çka me ba!

S’kan faj, se s’asht kollaj mu ba shkrum nji vilë e bukur, nji hotel klasë, nji fabrikë milionshe! Do vetura luksi! Eh! Vështirë të mashtrohet populli prap, e t’këthehet pasunia!? Lufta n’Ukrainë po iu kallxon se si bahet shkrumë pdo gja, se e harruet shkrumin tonë !

Thirri Albin komandantat, ua hiq tutën, se kujtojshin se je fëmijë e s’e din ç’asht lufta!

Eh këto vdekje sa të ftofta! Ka vdekë filani, e sa shumë mundohej me i fitua votat për nji kolltukë t’butë. Paj, edhe për do tendere e do pare!

Albin!

Kur të vdes unë, mos t’marro Zoti mu mërzitë, se unë kurrë s’kam lypë vota të populli, kurrë s’kam pasë qejf mu ba dikushi, e nuk kam shku odë-n’odë me i lutë si ti (nejse, tash je nguju n’zyrë e nuk po t’shohim ma rrugëve) prandaj mos u mërzit se kurkujt s’i dhimbset artisti plak!

P.S.

Harrova: A mos deshte me ble nji libër?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat