Serbia po armatoset nga Kina, Franca e Turqia/ Melihate Tërmkolli i ka disa fjalë për Ramën, Kurtin e Osmanin

Aktuale

Serbia po armatoset nga Kina, Franca e Turqia/ Melihate Tërmkolli i ka disa fjalë për Ramën, Kurtin e Osmanin

Nga: M.L. Më: 10 prill 2022 Në ora: 19:49
Melihate Tërmkolli

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli komentoi lajmin se Serbia po armatoset me armët më të sofistikuara nga Kina, Franca e Serbia.

Ajo tha se derisa Serbia po punon që të rikthehet në të paktën fuqi të Ballkanit, Politikanët shqiptarë nuk kanë kohë të punojnë për interesa të shtetit e kombit, shkruan "Bota sot".

Sipas ish deputetes, ata e kanë dertin si t`i ndihmojnë Seribisë me projektin “Open Balkan” dhe me largimin e Kosovës nga SHBA dhe perëndimi.

“Serbia po armatoset me armët më të rënda e më të sofistikuara, tani nga Kina, Franca e Turqia. Ajo po punon për interesa të saj! Po rikthehet, e pakta si fuqi e Ballkanit! Leni ankesat e deklaratat prej injorantëve e vajtuesve për armatosjen e Serbisë! Politikanët shqiptarë, në Kosovë e Shqipëri, nuk kanë kohë të punojnë për interesa të shtetit e kombit.

E kanë dertin e pushtetit të tyre dhe si t'i ndihmojnë Serbisë, Edi Rama direkt me " Open Balkan" e miqësi tjera, ndërsa Albini e Vjosa duke e larguar Kosovën nga SHBA e perëndimi, si asnjëherë në historinë tonë, pas komunizmit”, shkroi Tërmkolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat