Këta zyrtarë nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë

Aktuale

Këta zyrtarë nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:27
Agjencia kundër Korrupsionit

Agjencia kundër Korrupsionit disa ditë më parë kishte deklaruar se numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë është mbi 60.

“Nga rreth 4765 zyrtarë publik sa kanë qenë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, në Agjencinë kundër Korrupsion, nuk e kanë deklaruar fare ose e kanë deklaruar pasurinë pas afatit rreth 60 zyrtarë publik” kishin thënë AKK-ja.

Po ashtu AKK kishte  bërë të ditur se është duke e verifikuar procesin e deklarimit të pasurisë në shumë aspekte.

Vitin e kaluar nga 4.721 zyrtarë, 96 prej tyre nuk e kishin deklaruar pasurinë.

Por tashmë janë bërë publike edhe listat e zyrtarëve të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Image
Këta zyrtarë nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë

Listës i prijnë tre zyrtarë nga zyra e kryeministrit, pastaj vijnë zyrtarë nga MKRS-ja, Ministria për Kthim dhe Komunitet, por ka edhe zyrtarë nga Komunat e Ranillugut, Kaçanikut, Malishevës dhe Shtërpcës.

Në listën e publikuar numri i zyrtarëve arrin shifrën 14. Po ashtu është bërë publike edhe lista e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurinë pas afatit kohor, ku numri i tyre është 50.

Image
Këta zyrtarë nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat