Laborantët ankohen në Komisionin për Shëndetësi, kërkojnë të zgjidhet statusi i tyre dhe të punësohen

Aktuale

Laborantët ankohen në Komisionin për Shëndetësi, kërkojnë të zgjidhet statusi i tyre dhe të punësohen

Më: 13 prill 2022 Në ora: 14:38
Foto nga takimi

Një grup i Laborantëve të Lartë të Mjekësisë këtë të mërkure i adresuan kërkesat e tyre në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ata presin që ky Komision ta zgjidh statusin e tyre dhe të punësohen nëpër laboratorët shtetërorë.

Ata thonë se për shumë vite kanë dërguar vazhdimisht kërkesa në Ministri të Shëndetësisë por që nuk kanë marr përgjigje asnjëherë.

Astrit Zekolli përfaqësues i laborantëve, tha se statusi i tyre nuk po njihet. Tha se kohë më parë kanë pasur marrëveshje me QKUK-në që pjesa e praktikes të vazhdohet në këtë institucion shëndetësor por që ende nuk është zgjidhur statusi i tyre.

Në atë kohë ka qenë marrëveshja me QKUK-në që pjesa praktike të vazhdohet në QKUK dhe pjesa tjetër të veprojë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN). Pas një mosmarrëveshje që kanë pas ne kemi vazhduar në FSHMN. Ministria e Shëndetësisë prej asaj kohe nuk është marr me problemet tona. Prej asaj kohe e kem këtë telashe, renditjen askund se kemi as me ligjin e pagave as të rejën as të vjetrën, kompetencë të punës s’kemi, të drejta të punës s’kemi, ne si grup jemi 100 veta”, tha Zekolli.

Zekolli tha se ka dërguar vazhdimisht kërkesa në Ministri të Shëndetësisë por që nuk kanë marr përgjigje asnjëherë.

Si përgjigje për këtë ne kemi pas kusht për ma dy er për mi ndjek këto module. Edhe tash Ministria neve na rangit në rang me shkollë të mesme. Ne e kemi mbajt brena vitit 5 module dhe praktikën e kemi kryer brenda vitit”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se në një vendim i mëhershëm i Qeverisë së Kosovës, është kërkuar që të ketë edukim shtesë dhe t’u jepet e drejta për punë të pavarur.

Problemi kryetarë nuk është krejt bash qysh po prezantohet. Esenca ka qenë që e kanë pas një drejtim fakulteti i shkencave për biomjekësi dhe në atë drejtim kanë punë në laboratorë të shtetit. Flasim për kohën kur nuk kanë ekzistuar laboratorët private pastaj dikund kur e kemi filluar procesin e shkollimit paralel është hap drejtimi laborant i lartë në kuadër të fakultetit të biologjisë”, tha Dreshaj.

Në atë kohë me një vendim të kryeministrit është kërkuar që me pas edukim shtesë dhe t’u jepet e drejta për punë të pavarur dhe në kuadër të asaj është kërkuar se si të shkohet ma tutje”, tha Dreshaj.

Në Ministri të Arsimit këta marrin licencë pa problem, po Ministria e Shëndetësisë është e autorizuar ta njeh fakultetin e mjekësisë e jo të FSHMN-së”, tha Dreshaj, teksa kërkoi që për këtë të ulen e të bisedojnë ministrja e Arsimit dhe ai i Shëndetësisë.

E deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se ndonëse kanë marrë titullin menaxher të laboratorëve, aplikimi i tyre është refuzuar nga Oda e Mjekëve.

Jam i njohur me problemin e juaj dhe duke e pa edhe programet e akreditimit që janë në Kosovë. Çështja është organizimi i mëhershëm pra i procesit arsimor mirëpo të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm edhe për modelin e Bolonjës që e rregullon këtë çështje. Ju në fund e keni marr një titull menaxher të laboratorëve mjekësor dhe aplikimi juaj te Oda Mjekëve me aq sa di unë është refuzuar”, tha Haxhiu.

Shqetësuese këtë fakt po e konsideron edhe deputeti i VV-së, Mirsad Shkreta. Ai tha se për kaq vite, institucionet në Kosovë nuk kanë pasur mundësi t’i japë hapësirë këtij komuniteti.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se problematika më e madhe është se askush nuk është marrë me ta në aspektin ligjor. Ai kërkoi që kjo të përshpejtohet e të dërgohen në Kuvend për diskutim.

“Mendoj qe këtu është problematika që nuk e merr askush në aspektin ligjor që juve t’ju licencojë si biokimist klinik. Ne si kuvend ndoshta kërkesa është të përshpejtohet mënyra e trajtimit të kësaj çështje. Faji gjithmonë mbetet jetim, por është e padrejtë dhe është diskriminim”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat