“Shtrëngoni rripat”/ Vjen një paralajmërim për luftë nga Driton Tali

Aktuale

“Shtrëngoni rripat”/ Vjen një paralajmërim për luftë nga Driton Tali

Nga: M.L. Më: 25 prill 2022 Në ora: 22:48
Driton Tali

Driton Tali, ish këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca konsideron se Ukraina është duke luftuar kundër Rusisë edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.

Në një postim në Facebook, Tali ka thënë se me humbjen e Rusisë do të humbas edhe Serbia.

Në të kundërtën, Tali paralajmëron se kjo sagë të vazhdojë, madje edhe me përkeqësime duke mos e anashkaluar edhe një luftë.

Postimi i plotë:

Ukraina është ka lufton edhe për neve (logjikisht edhe për Malin e Zi dhe Bosnjen).

Me humbjen e Rusisë do të humbas edhe Serbia.

Në të kundërtën shtrëngoni rripat që kjo sagë të vazhdojë, madje edhe me përkeqësime (duke mos e anashkalu edhe një luftë), e leni pallavrat në stilin "cila është oferta e Kosovës ndaj Serbisë në këto negociata?".

Serbia e do Kosovën mbrapa!

Kaq e thjeshtë është!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat