​Vetëm bashkëpunimi dhe integrimi ruajnë paqen në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

​Vetëm bashkëpunimi dhe integrimi ruajnë paqen në Ballkanin Perëndimor

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Vetëm bashkëpunimi dhe integrimi ruajnë paqen në Ballkanin Perëndimor

"Paqja, siguria dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor", ishte tema e sesionit të dytë në konferencën e Lidershipit në Ballkan që po mbahet në Prishtinë. 

Presidenti i Forumit për Studime Strategjike në Serbi, Neven Cvetiqanin ka folur për rolin e Ballkanit Perëndimor, duke potencuar se shtetet duhet të eskportojnë stabilitet. 

Cvetiqanin: Ballkani është në një udhëkryq

"Ballkani më nuk është në rrjedhat strategjike siç ka qenë në fundin e shekullit 19 dhe 20, sepse historia është zhvendosur në lindje dhe madje kjo që ndodh në Ukrainë nuk është pika strategjike. Në këtë aspekt, Ballkani mund të jetë në një udhëkryq botëror në një strehë botërore, sepse nuk jemi më në qendrën të politikës botërore...Ballkani është një udhëkryq i natyrshëm ballkanik, ky udhëkryq nuk është më fuqi kryesore e barutit në botë, dhe kjo len shpresë për Ballkanin. Si të ruhet stabiliteti? E kisha ndarë në dy fjalë, bashkëpunimi dhe integrimi", ka thënë ai. 

Sipas tij, "Ballkani i Hapur", është diçka e dobishme për tregti dhe bashkëpunim. Ai ka përmendur edhe vazhdimin e dialogut dhe kompromiset që duhet të arrihen mes Kosovës dhe Serbisë. 

Cvetiqanin: Vetëm kompromisi mund të jetë një zgjidhje afatgjate 

"Për neve është me rëndësi vazhdimi i dialogut mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe veçmas është me rëndësi përmbushja e asaj që është përcaktuar me marrëveshjen Brukselit dhe Uashingtonit. Dhe bashkimit të komunave serbe dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe Kishës Ortodokse Serbe dhe të tërë trashëgimisë historike. Stabiliteti, bashkëpunimi, integrimi dhe kompromisi. Të gjitha çështjet dhe problemet tona nuk mund t'i zgjidhim nëse njëra palë dëshiron të fitojë të gjitha, tjetra të humb të gjithë. Vetëm kompromisi mund të jetë një zgjidhje afatgjate", ka shtuar ai. 

Në këtë panel, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redzepi u shpreh se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një gjendje të rëndë ekonomike. 

Në lidhje me këtë, ajo shtoi se pa zgjidhje të mira nuk ka marrëveshje konkrete dhe as paqe e përparim ekonomik. 

Redzepi: Frikësohemi për sigurinë tonë 

"Pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, frikësohemi për sigurinë tonë, sepse nuk jemi as anëtar të BE-së, e as e paktit NATO, kështu që qeveria jonë bën gjithçka që është e mundur që në mënyrë të barabartë të përfshihet në të gjitha integrimet ekonomike, politike dhe ushtarake në mënyrë që të jemi kontribues në ruajtjen e paqes dhe për zhvillim të shpejtë”, ka shtuar ajo.

E ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzin u shpreh se Kosova është zemra e Ballkanit Perëndimor. 

Ruźin: Fundi i historisë nuk ka ndodhur në vendet tona 

"Të gjithë ne popullata e Ballkanit Perëndimor kemi pranuar modelin e demokracisë liberale, por fundi i historisë nuk ka ndodhur në vendet tona. Armiqësia nuk është ndërprerë dhe fitohet përshtypja që ende jemi duke përjetuar në vitin 1989 dhe lufta e ftohtë ende po vazhdon me rendin e ri të Ballkanit Perëndimor. Është bërë e qartë që të gjithë ne, që demokracia liberale dhe liria e tregut sipas të cilës Ballkani Perëndimor, janë kthyer në ëndrra utopike", ka theksuar ai. 

Në konferencën e Federatës Universale të Paqes, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviq tha se kriza më e re dhe sulmi mbi Ukrainën, tregon që Evropa duhet të jetë e gatshme që të investojë në siguri afatgjate. 

Petroviq: BE ka përgjegjësi që të ketë qasje shumë më serioze 

"Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishëm për paqe dhe stabilitet, jo vetëm të Ballkanit Perëndimor por edhe të gjithë Evropës. Procesi i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është tepër i ngadalshëm dhe për këtë arsyeje forcohen nacionalizmat politik që e rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan. Pyetja e vetme është zgjerimi Be-së. BE ka përgjegjësi që të ketë qasje shumë më serioze, bëhet fjalë për paqen dhe sigurinë. Ballkani Perëndimorë është i rënduar me shume çështje të sigurisë, qoftë në ato pengesat ndëretnike dhe problemet ekonomike dhe kanosja e sigurisë, siç është kriminaliteti, korrupsioni", ka theksuar ai. 

Sipas tij, liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen bashkë që të zgjidhin problemet, duke lënë anash interesat personal e partiak.

Petroviq: Iniciativa e Serbisë për bashkëpunim është inkurajuese 

"Para disa dite në Oher i pamë disa liderë të Ballkanit, kemi parë edhe për herë të parë një thirrje që i është dërguar Kosovës nga Serbia për një lloj bashkëpunimi. Pra, ka bërë një ofertë për shitjen e thëngjillit. Unë nuk dua të vlerësoj nëse duhet apo jo, këto gjëra pas një kohe të gjatë, ku përfitime dhe dobi do të kishin të gjithë. Janë parametrat e duhur për fillimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo dhe iniciativa të tilla duhet të përshëndeten dhe janë inkurajuese", ka shtuar ai.

Në këtë panel ka marrë pjesë edhe Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Arian Starova, i cili tha se siguria kombëtare është thelbësore dhe se lufta e mes Rusisë e Ukrainës tregon që NATO nuk ka qenë kurrë rrezik për Rusinë. 

Kjo konferencë po bën bashkë udhëheqës të shquar nga vendet e Ballkanit, institucionet rajonale dhe vendet evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat