Isa Mustafa e quan jashtëqitje, Haxhi Avdyli i përgjigjet menjëherë

Aktuale

Isa Mustafa e quan jashtëqitje, Haxhi Avdyli i përgjigjet menjëherë

Nga: P.R Më: 23 qershor 2022 Në ora: 23:22
Haxhi Avdyli dhe Isa Mutafa

Ka vazhduar përplasja në distancë në mes të ish kryetarit të LDK-së, Isa Mutafa dhe ish deputetit të LDK-së, tash deputet Listës Guxo, Haxhi Avdyli.

Përderisa Isa Mustafa e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar si njërën nga bllokuesit e liberalizimit të vizave për Kosovën, Haxhi Avdyli e ka quajtur Mustafën shkatërrues të LDK-së dhe fajtor se pse Kosova renditet si njëra nga vendet më të korruptuara.

E ndaj deklaratës së Avdylit, Mustafa ka përdorur një term të pa përshtatshëm për ish deputetin e tij.

“Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet”, deklaroi Mustafa.

E deputeti nga Guxo, Haxhi Avdyli i është përgjigjur menjëherë ish shefit të tij, Isa Mustafës.

“Isa më paska quajtur jashtëqitje. Unë debatin politik e mospajtimet do i mbaj në nivelin e debatit politik e asnjeherë sdo lëshohem në fyerje të ulëta personale. Vetëm shprehi keqardhje për fjalorin e tij. Poashtu ndjehem mirë që këtë lloj politikani me këso mendësie tashmë qytetari e ka dërguar në penzion e harresë historike”, ka shkruar Haxhi Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat