​Musliu: Magjistralja Podujevë-Prishtinë është bërë rrugë e vdekjes

Aktuale

​Musliu: Magjistralja Podujevë-Prishtinë është bërë rrugë e vdekjes

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 13:33
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas humbjes së jetës të dy mërgimtarëve në aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Në Kuvendin e Kosovës, ajo tha se kjo magjistrale është bërë rrugë e vdekjes, prandaj ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu duhet të dalë në teren dhe të sinjalizojë urgjentisht këtë rrugë

Musliu: Magjistralja Podujevë-Prishtinë është bërë rrugë e vdekjes

“Apeloj ministrin Liburn Aliu dhe të gjithë stafin që të dalin në teren dhe të sinjalizojë urgjentisht rrugën Podujevë-Prishtinë, e cila është bërë rrugë e vdekjes. Sot kur po flasim ne i kemi humbur dy mërgimtarë tanë në atë rrugë, vetëm në mungesë të sinjalizimit të rrugëve. Është e dhimbshme, është tragjike që qytetarët tanë të kalojnë mijëra kilometra për t’i kaluar pushimet dhe të humbin jetën në aksin rrugor Podujevë-Prishtinë, pak kilometra para se të mbërrijnë në familjet e tyre”, theksoi ajo.

Ngushëllime familjarëve të dy viktimave iu shprehu edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Konjufca: Ky aksident ishte tronditës dhe tragjik

“I bashkohem edhe ne ngushëllimeve për familjen që i humbi më të dashurit në këtë aksident të trafikut. Ishte tronditëse dhe tragjike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat