​Krasniqi: Ëndrrat e një fëmije dhe jeta e një familjeje janë shkatërruar

Aktuale

​Krasniqi: Ëndrrat e një fëmije dhe jeta e një familjeje janë shkatërruar

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 22:15
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas rastit të dhunimit të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë, ka thënë se shoqëria jonë, fatkeqësisht, jo për të parën herë viteve të fundit, ka shpërfaqur vrazhdësinë e saj me dhunën dhe krimin ndaj vajzave dhe grave.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se sot fjalët kanë humbur fuqinë për të dënuar mjaftueshëm rastin e dhunimit të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë.

“Sot, ëndrrat e një fëmije dhe jeta e një familjeje janë shkatërruar. Sot, shoqëria jonë, fatkeqësisht, jo për të parën herë viteve të fundit, ka shpërfaqur vrazhdësinë e saj me dhunën dhe krimin ndaj vajzave dhe grave.

Shteti, me të gjitha kapacitetet e veta, urgjentisht duhet të gjejë të gjithë të përfshirët në këtë krim dhe ndaj tyre, pa hezitim, të shqiptoj asgjë më pak se dënime maksimale. Këtë ia kemi borxh vajzës së dhunuar, familjes së saj dhe të gjitha vajzave të reja të cilat sot ndihen të pasigurta në shtetin e tyre”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat