Kurti: Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me abetaren e përbashkët unike

Aktuale

Kurti: Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me abetaren e përbashkët unike

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 10:48
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se abetarja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë është një vazhdim i punës së të parëve për gjuhën shqipe.

Ai, në ceremoninë e përurimit të abetares në Gjakovë, ka theksuar se fati i shkollës shqiptare ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e kombit, sipas tij, raporti në mes të gjuhës dhe kombit është historik.

Nëpërmjet gjuhës është mësuar në mënyrë të drejt dashuria për kombin, sot në gjirin e barazisë dhe lirisë, kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me abetaren e përbashkët unike, kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë”.

“Në ditë si këto duhet kujtuar puna dhe sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve, albanologëve, mësimdhënësve, studiuesve,kontribuuesve të parezervë, burrave dhe grave që e ruajtën gjuhën shqipe në kohët më të vështira e ruajtën pasurinë tonë të përbashkët.

Jam i lumtur që andaj sot e kemi në duar këtë abetare për të cilën u zotuam me marrëveshjen e përbashkët nga mbledhja e dy qeverive tona”,ka thënë Kurti, njofton KlanKosova.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat