PDK me rezolutë: Për 48 orë të gjendet zgjidhje, BSKP të përfshihet në Ligjin për paga

Aktuale

PDK me rezolutë: Për 48 orë të gjendet zgjidhje, BSKP të përfshihet në Ligjin për paga

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 13:11
Abelard Tahiri

Me kërkesë të Partisë Demokratike e Kosovës, Kuvendi i Kosovës po mban debat parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). 

Me këtë rast, shefi i deputetëve të PDK, Abelard Tahiri, tha se për fajin e Qeverisë janë mbyllur shkollat. 

“Është java e tretë që nxënësit nuk janë në shkollë dhe administrata në punë. Shkollat nuk janë mbyllur edhe kur atëherë ky kuvend është mbyllur në kohën e dhunshme. Sindikatat dhe qeveria nuk bënë që mos ta kthejmë theksin tek greva kur fëmijët janë e ardhmja e shtetit. Nuk besoj se në këtë sallë e jashtë saj, nuk e din që çfarë edukimi”.

“Pas tri javësh në grevë nuk ka dialog dhe nuk mund të thuash se ka dialog e ti ftosh pas 21 ditësh. Më 14 shkurt keni ardh në pushtet me mbështetje të madhe dhe në programin elektoral”, tha Tahiri, teksa lexoi pikën e programit kur VV-ja premtonte mbështetje sindikatave në Kosovë. 

“Gjendja është e mjerueshme, mbi 320 mijë nxënës janë në shtëpi, në vend se të jenë në shkollë, greva mund të duket e paarsyeshme por është detyrë e qeverisë që ti zgjidh ato e jo të hyjë në paranoja”, tha tutje Tahiri.

PDK ka propozuar rezolutë që kërkon që në një afat prej 48 orësh të zhvillojë dialog me BSPK-në, në mënyrë që të zhbllokohet kjo situatë me grevën dhe që të përfshihen përfaqësues të BSPK në projektligjin për pagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat