Përfundon aksioni i madh në zonën e Dukagjinit, disa të arrestuar - prokurori tregon çka u sekuestrua

Aktuale

Përfundon aksioni i madh në zonën e Dukagjinit, disa të arrestuar - prokurori tregon çka u sekuestrua

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 09:43 Përditësuar në ora: 11:47 më 28.09.2022
Foto ilustrim

​Aksion anti-drogë në rajonin e Dukagjinit, 7 të arrestuar

Qysh në orët e hershme të mëngjesit njësitet policore të Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë kanë nisur një aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit. Deri më tani janë prangosur 7 persona, derisa aktualisht aksioni po vazhdon.

Kështu ka bërë të ditur përmes telefonit zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi i cili deklaroi se deri tani janë bastisur 10 lokacione nën dyshimin për narkotikë, me ç’rast janë sekuestruar edhe sasi të ndryshme të llojeve të drogave.

Niqki po ashtu u shpreh se aktualisht në një plantacion rreth 180 bimë të llojit kanabis janë duke u asgjësuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Nikqi: 10 lokacione janë bastisur nën dyshimin për narkotik

“Në orët e hershme të mëngjesit me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës përkatësisht nga departamenti i krimeve të rënda, prokuror i shtetit është Ersan Qavolli që është bartës i këtij hetimi. Janë bastisur 10 lokacione nën dyshimin për narkotikë, me ç’rast janë sekuestruar sasi të ndryshme të llojeve të narkotikëve përfshirë kanabis dhe kokainë dhe prova të tjera materiale të cilat do të shërbjenë për ndriçimin e kësaj çështje penale. Aktualisht në një plantacion janë diku 180 bimë kanabis të cilat janë duke u asgjësuar nga njësitë relevante policore me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Nikqi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Niqki tha se deri tani në pranga kanë përfunduar 7 persona, dhe se aksioni po vazhdon.

Nikqi: Deri në këto momente janë të arrestuar 7 persona

“Deri në këto momente janë të arrestuar 7 persona….Aksioni është duke vazhduar aktualisht jemi në një plantacion ku është bërë prerja e rreth 100 bimëve në një plantacion që dyshohet se janë të llojit kanabis dhe të njëjtat janë duke u asgjësuar nga njësit relevante policore”, theksoi ai

Përfundon aksioni anti-drogë në Deçan e Gjakovë, konfiskohen 180 bimë marihuanë

Prokuroria Themelore e Pejës bashkë me policinë ka përfunduar aksionin anti-drogë në komunën e Deçanit dhe Gjakovës.

Prokurori Ersan Qavolli tha se nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur 10 lokacione.

Qavolli, mes tjerash, tha se janë konfiskuar 180 bimë narkotike të llojit marihuanë të gjata 2 deri në 4 metra.

“Sapo ka përfunduar aksioni anti-drogë që zhvilluan në komunën e Deçanit dhe Gjakovës. Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona si dhe janë bastisur 10 lokacione. Gjatë aksionit janë sekuestruar 180 bimë të llojit marihuanë të gjata prej dy deri në katër metra, është konfiskuar edhe sasi tjetër e llojit marihuanë, 400 gram kokainë dhe armë”, tha Qavolli.

Tutje, ai bëri të ditur se hetimet që rezultuan me aksionin e sotëm kanë nisur shumë kohë më parë.

Arrestohen 7 persona në 10 lokacione

Prokuroria Themelore e Pejës bashkë me policinë është duke kryer një aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit.

Nga bastisja e 10 lokacioneve janë arrestuar shtatë persona.

Kët  e konfirmoi prokurori, Ersan Qavolli, i cili tha se deri tani është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e narkotivikëve dhe armëve.

“Aksioni është duke u zhvilluar në zonën e Gjakovës dhe Deçanit. Deri tani janë bastisur 10 lokacione dhe janë arrestuar shtatë persona. Po ashtu deri tani është konfiskur një sasi e konsiderueshme e narkotikëve dhe janë sekuestruar disa armë. Aksioni është duke vazhdur”, tha Qavolli.

Aksion i madh në zonën e Dukagjinit, disa të arrestuar - reagon prokurori

Mëngjesi i sotëm ka nisur me bastisje në zonën e Dukagjinit.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është duke u zhvilluar një aksion anti-drogë.

Është bërë bastisja e disa lokacioneve, teksa janë sekuestruar edhe prova të ndryshme materiale. Të paktën shtatë persona janë prangosur deri më tani. 

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli, duke shtuar se aksioni është duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat