Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Nagavci priti në takim një grup vajzash nga Këshilli i Nxënësve

Aktuale

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Nagavci priti në takim një grup vajzash nga Këshilli i Nxënësve

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot në takim një grup të vajzave nga Këshilli i Nxënësve, me të cilat ka diskutuar për rëndësinë e ngritjes së vetëdijes shoqërore për eliminimin e stereotipave gjinorë përmes avancimit të politikave arsimore.

Nagavci, me këtë rast, ka thënë se si ministre ka ndërmarrë një varg veprimesh, të cilat promovojnë përkrahjen e vajzave dhe grave, qoftë përmes mbështetjes financiare për arsimimin e tyre, apo edhe mbështetjes në forma të ndryshme në mënyrë që ato të realizohen në aspektin profesional.

Ndërsa, vajzat që cilat ishin pjesë takimit kanë falënderuar ministren për mbështetjen e vajzave, veçanërisht gjatë shkollimit të tyre, ndërsa kanë kërkuar mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që secila vajzë në Kosovë të ketë mundësi për shkollim dhe emancipim.

Në takim u theksua edhe roli i rëndësishëm i prindërve dhe mësimdhënësve për edukim të fëmijëve në arritjen e synimeve për barazi gjinore dhe tejkalim të roleve gjinore në familje dhe shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat