Miratohet rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në OKB kundër Rusisë

Aktuale

Miratohet rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në OKB kundër Rusisë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 23:39
Këshilli i Sigurimit

Rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në OKB për referendumet e Rusisë në Ukrainë, u miratua të mërkurën me 143 vota.

Me shumicë votash, Asambleja i dënoi aneksimet ruse nëpërmjet referendumeve mbi territoret ukrainase, pasi paraprakisht Moska vuri veton në këtë rezolutë në Këshillin e Sigurimit.

Në mesin e pesë vendeve që votuan kundër kësaj rezolute janë Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nicaragua, Rusia dhe Siria. Abstestuan 35 vende, ndërsa pro ishin 143 shtete.

Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, e quajti votimin një rezultat historik.

“Një rezultat historik. Përmendja e dëshpëruar dhe artificiale e rastit të Kosovës (& Tajvanit) nuk e mbrojti Rusinë nga një disfatë dërrmuese. 143 vende i thanë një JO të fuqishme luftës, JO referendumeve të rreme. Jo aneksimit të territorit. #QëndroniMeUkrainën”, shkroi në Twitter.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se vendimet ruse për tentativën e aneksimit duhet të anulohen dhe se Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori ukrainas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat